LAJMI I FUNDIT:

Batatina i kënaqur me lojën e Llapit kundër Drenicës

Batatina i kënaqur me lojën e Llapit kundër Drenicës
(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Llapi ka arritur të fitojë në kuadër të javës së 15-të në Superligën e Kosovës, pasi ka fituar 1-0 në udhëtim te Drenica.

Trajneri Tahir Batatina ka thënë se ai është i kënaqur me lojën e zhvilluar nga skuadra e tij, derisa ka pranuar se janë nën presion të rezultateve të mira.

“Kemi analizuar gjatë gjithë javës Drenicën, e dimë se kemi qenë në presion të rezultateve dhe  të lojës”, ka thënë strategu i Llapit.

Fitore e Llapit në çastet e fundit në udhëtimin te Drenica
Lexo po ashtu Fitore e Llapit në çastet e fundit në udhëtimin te Drenica

Sot kemi dominuar edhe në pjesën e parë, por edhe në të dytën. Loje që bëjmë ne mungon në skuadrat tjera, pasi bëjmë presion dhe luajmë mirë ne çdo ndeshje, ndaj Drenicës kemi bërë presion dhe me lojë të mirë fituam edhe ndeshjen”.

“Fitoren ua uroj gjithë lojtarëve, stafit dhe tifozëve”, ka shtuar më tej Batatina.

Llapi edhe me tutje gjendet në zonën e rrezikshme në klasifikim me vetëm 11 pikë të mbledhura pas 14 ndeshjeve të luajtura. /Telegrafi/