LAJMI I FUNDIT:

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar synon organizimin e gjuhës shqipe me metodën online në Norvegji

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar synon organizimin e gjuhës shqipe me metodën online në Norvegji

Lobi Euro -Atlantik, në mbledhjen e mbajtur të premten, ka diskutuar për rëndësinë e mësimit shqip për bashkatdhetarët në Norvegji.

“Pas një analize mbi  situatën e  fëmijëve të bashkatdhetarëve tanë në raport më gjuhën dhe vlerat tjera kombëtare,  u shpreh një brengosje e argumentuar dhe një domosdoshmëri për angazhimin tonë në objektivin organizativ të Lobit  që ka të bëj me gjuhën, kulturën dhe vlerat tona”, thuhet në komunikatë.

Siç njoftohet, kjo organizatë po ashtu ka diskutuar për projektet, në të cilat LEASH duhet të fokusohet për vitin 2021.


LEASH do të përqendrohet në dy metoda të mbarëvajtjes së kurseve për gjuhë, kulturë, e histori shqiptare.

“Metoda organizative- online përmes platformës “Zoom”, ishte ideja që mund të përshtatej shumicën e vendeve në Norvegji.  Kjo për arsye se shumë shqiptarë janë të shpërndarë në shumë komuna dhe ishuj norvegjez. Praktikimi i vijimit  të mësimit në kushte të tilla gjeografike por edhe duke pasur parasysh  mungesën e edukatores bën sfidë të vështirë për organizim ndryshe”

“Ideja u pëlqye në parim dhe u formua një komision i cili do ndërtoi pilot projektin duke marrë parasysh nevojat prioritare tek fëmijët e ciklit të ulët, angazhimin profesional ,planporgramin, koordinimin e punëve me institucionet vendore dhe ato në vendlindje , organizatorët aktual të mësimit shqip në Norvegji” ”, thuhet tutje.

Si alternativë tjetër, sipas tyre mbeti të vihet në fokus të angazhimeve të LEASH, organizimi i mësimit plotësues në shkolla aktuale, në qytete ku ka numër të konsiderueshëm të shqiptareve .

“Nëse një grup nxënësish arrijnë numrin minimal prej 20 vetash, që shprehin dëshirën për qenë aktiv në mësimin plotësues për gjuhë shqipe, kjo mundësohet nga autoritetet shtetërorë . Për të arritur një rezultat të tillë ,duhet dëshira e prindërve, e nxënësve, pedagogu i kualifikuar dhe programi shkollor”, thotë LEASH.

Projektet e alternativës së fundit i mbështet financiarisht Ministria e Arsimit në Norvegji por  metoda online sipas tyre mund të mbulohet nga vetë prindërit.

“Sa i përket metodës online nuk e kemi të qartë se a e mbështet këtë Ministria e Arsimit. Në vijim do kërkohen të gjitha zgjidhjet e mundshme. Si alternativë e fundit mund të mbetët që metoda online të mbulohet nga vetë prindërit, pasi që kjo metodë nuk duhet të këtë kosto të lartë, duke pas parasysh se në një ligjëratë mund të marrin pjesë deri në 300 nxënës. Kuptohet se një projekt i tillë do analizë , si rreth numrit të pedagogëve në ligjërim, metodës së bashkëpunimit prindër pedagog dhe detaje tjera”, thuhet më tej.

Rrolin kyç në këtë veprimtari kanë dëshirat prindërore rreth qëllimit të tyre mbi ruajtjen dhe trashëgiminë e gjuhës së shenjtë shqipe dhe vlerave tjera identitare  tek trashëgimtarët e tyre.

Ne jemi të qartë se sfidat janë të shumta, niveli i interesimit tek prindërit ënde mbetet për t’u parë, por ajo që ne garantojmë është vullnet të fuqishëm dhe punë të madhe vullnetare më ZERO pagesë, për të shtrenjtën Mërgatë dhe trashëgimtarët tanë të mrekullueshëm.

Apelojmë për angazhimin e prindërve në ndihmë ndaj fëmijëve tyre.

Një ndihmë profesionale nga pedagogë të mrekullueshëm kurrë nuk është e tepërt”, thuhet në fund.

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Kalo në kategori