LAJMI I FUNDIT:

Deklaratë publike e Cërvenkovskit: LSDM-ja të distancohet nga qëndrimet e Zaevit

Deklaratë publike e Cërvenkovskit: LSDM-ja të distancohet nga qëndrimet e Zaevit

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut Branko Cërvenkovski, i cili ka qenë edhe themelues dhe kryetar i LSDM-së, ka lëshuar deklaratë publike për udhëheqësinë e ish-partisë së tij, në lidhje me deklaratat e Zoran Zaevit.

Cërvenkovski kërkon nga anëtarët dhe udhëheqësia e LSDM-së, të distancohen nga deklaratat e Zaevit për çështjen e Bullgarisë, si dhe të mbledhin Kryesinë Qendrore të partisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ish-presidenti Cërvenkovski thotë se në shtatë vitet e kaluara ka vendosur të mos jetë prezent në opinionin politik në Maqedoni, që të mos dëmtohet partia që ai e ka udhëhequr.


“Është bërë dëm i madh dhe i pakthyeshëm. Ajo që duhet të bëhet është të bëhet e qartë se qëndrimet e Zaevit, nuk janë as të Qeverisë, as të shtetit, e as të partisë. Ju drejtohem juve bashkpartiakë, që t’ju tregoj se kemi përgjegjësi për partinë tonë. Zoran Zaevi është kryetar i LSDM-së dhe ne e kemi detyrë ta zvogëlojmë dëmin sa më shumë të jetë e mundur. Nëse nuk ka asnjë reagim, qëndrimet e Zaevit do të bëhen qëndrime të përfaqësuara nga e gjithë LSDM-ja, ndërsa të jeni të bindur se kjo do të ketë pasoja katastrofike në parti dhe në shtet”.

“Pres nga ju bashkpartiakë të mi, me urgjencë ta thirrni Kryesinë Qendrore të partisë dhe në atë seancë të sillet përfundime se qëndrimet e Zaevit, nuk janë qëndrime të LSDM-së në përgjithësi. Të riafirmohen qëndrimet e LSDM-së për identitetin kombëtar maqedonas, gjuhën maqedonase, historinë maqedonase dhe karakterin antifashistë të luftës së KAÇKM-së”, shkruan në mes tjerash Cërvenkovski.

Ai thotë se deri në mbajtjen e seancës së Kryesisë Qendrore të partisë, ai do ta ngrijë anëtarësinë e tij në LSDM.

Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev dje në një intervistë për BGNES, në mes tjerash tha se lufta e Këshillit Antifashist për Çlirimin Kombëtar të Maqedonisë (KAÇKM) nuk ka qenë ndaj fashistëve, duke përfshirë edhe Bullgarinë./Telegrafi/

Zaev arsyetohet për deklaratat e tij: Të përballemi me çështjet historike dhe ta falim njëri-tjetrin
Lexo po ashtu Zaev arsyetohet për deklaratat e tij: Të përballemi me çështjet historike dhe ta falim njëri-tjetrin

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori