LAJMI I FUNDIT:

Zaev arsyetohet për deklaratat e tij: Të përballemi me çështjet historike dhe ta falim njëri-tjetrin

Zaev arsyetohet për deklaratat e tij: Të përballemi me çështjet historike dhe ta falim njëri-tjetrin

Kryeministri Zoran Zaev, ka shprehur keqardhje që intervista e tij për BGNES ka shkaktuar emocione negative, për të cilat thotë se i kupton.

“Askush nuk i ka pyetur bullgarët në referendum, që sot të gjithë Bullgarinë ta kualifikojmë si fashiste”, tha Zaev, duke i arsyetuar qëndrimet e tij nga intervista e djeshme.

Ai tha se edhe në Maqedoni ka pasur bashkëpunëtor të okupatorëve.

“”Në të njëjtën kohë, unë kam detyrim ndaj qytetarëve maqedonas të inkurajoj lëvizjen drejt një zgjidhjeje. Ne duhet të përballemi me ato çështje të historisë dhe të zhvillojmë aftësinë për falje. Kombet evropiane kanë rënë dakord të mos harrojnë, por të falin njëri-tjetrin”, tha Zaev.

Ai thotë se në vitin 1948, u ftohën marrëdhëniet në mes Jugosllavisë së atëhershme dhe Bullgarisë dhe ka ekzistuar perde e hekurt.

Zaev deklaroi se historinë e përbashkët me Bullgarinë e sheh në atë se, në të kaluarën ka pasur njerëz që janë ndjerë edhe si maqedonas edhe si bullgar.

Ndërsa për pjesën e heqjes së pllakave në të cilat shkruhej “okupatori fashist bullgar”, thotë se ajo është bërë në pajtim me Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë./Telegrafi/

Zaev: Goce Dellçev është revolucionar si për maqedonasit ashtu edhe për bullgarët
Lexo po ashtu Zaev: Goce Dellçev është revolucionar si për maqedonasit ashtu edhe për bullgarët

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori