LAJMI I FUNDIT:

Burri i Vjosa Osmanit i reagon Kadrijajt: Do të padis për shpifje, nuk jam e as nuk kam qenë ndonjëherë konsull

Burri i Vjosa Osmanit i reagon Kadrijajt: Do të padis për shpifje, nuk jam e as nuk kam qenë ndonjëherë konsull

Prindon Sadriu, burri i u.d. së presidentes, Vjosa Osmani, i ka reaguar deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj e cila tha se ‘Kosova po e pret shkarkimin e burrit tënd, Vjosë, i cili gjithë ditën rri në Prishtinë por e merr pagën e konsullit në Shkup’.

Sadriu, në një postim në Facebook ka paralajmëruar padi ndaj Kadrijajt për siç ka thënë, shpifje.


Ai ka sqaruar se nuk ka qenë kurrë konsull, por  i përket grupit të gjashtë diplomatëve të parë të karrierës në MPJ të punësuar përmes konkursit në vitin 2008.

Kadrijaj-Vjosa Osmanit: Po presim shkarkimin e burrit tënd, i cili rri në Prishtinë e merr pagën e konsullit në Shkup
Lexo po ashtu Kadrijaj-Vjosa Osmanit: Po presim shkarkimin e burrit tënd, i cili rri në Prishtinë e merr pagën e konsullit në Shkup

“Time Kadrijaj do të paditet për shpifje. Unë nuk jam, dhe as nuk kam qenë ndonjëherë Konsull. I përkas grupit të gjashtë diplomatëve të parë të karrierës në MPJ të punësuar përmes konkursit në vitin 2008 — shumë vite para se të njihesha me Vjosën”, tha ai.

Më tej duke iu drejtuar Kadrijajt, tha se “si kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme duhet ta dijë se Presidentja u.d., nuk emëron e as shkarkon diplomatë të nivelit të tij por vetëm Shefa të misioneve.

“Duke përfshi përvojën në Kuvendin e Shqipërisë dhe Kongresin Amerikan kam gjithsejtë 14 vite përvojë relevante në fushën e marrëdhënieve me jashtë, ndërsa 16 vite përvojë pune profesionale”, ka shkruar Sadriu./Telegrafi/

&

Në trend Lajme

Më shumë
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

Lajme
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kalo në kategori