LAJMI I FUNDIT:

Statistika, analiza, parashikim: Inter – Real Madrid, formacionet e mundshme

Statistika, analiza, parashikim: Inter – Real Madrid, formacionet e mundshme

Interi do të jetë sonte nikoqir i Real Madridit për përballjen e tyre të dytë në rrethin e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Takimi i parë ishte fituar 3-2 nga Los Blancos, derisa sfida e dytë fillon në ora 21:00 dhe do të luhet në stadiumin ‘Giuseppe Meazza’, me dy skuadrat që i kërkojnë vetëm tri pikë.


Për këtë takim, Antonio Conte do të jetë pa lojtarët si, Marcelo Brozovic, Aleksandar Kolarov dhe Daniele Padelli që janë të infektuar me coronavirus, derisa Stefano Sensi e Mattias Vecino janë të lënduar.

Në anën tjetër, Zinedine Zidane nuk mund të llogarisë në Karim Bezneman, Alvaro Odriozola, Sergio Ramosin dhe Federico Valverden që janë po ashtu të lënduar, ndërsa Luka Jovic e Eder Miliato janë të infektuar me COVID-19.

Statistika

Skuadra spanjolle aktualisht është në vendin e tretë në Grupin B me katër pikë, ndërsa Interi ka dy sosh, e që fitorja njërës apo tjetrës skuadër do i kryente shumë punë.

Real Madridi ka pranuar së paku dy gola në pesë takime e fundit të zhvilluara në Ligën e Kampionëve, një statistikë aspak e mirë.

Në anën tjetër, Interi nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi përballë madrilenëve, duke marrë pesë fitore dhe dy barazime.

Formacioni i mundshëm i Interit: Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Gagliardini, Vidal, Perisic; Lukaku, Martinez

Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Varane, Nacho, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Rodrygo, Mariano, Hazard

Parashikimi: Interi parashikohet të fitojë me një gol dallim nga Real Madridi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori