LAJMI I FUNDIT:

Udhëheqësit politikë shprehin ngushëllime për ndarjen nga jeta të Ismet Pejës

Udhëheqësit politikë shprehin ngushëllime për ndarjen nga jeta të Ismet Pejës

Liderët politikë kanë shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të doajenit të muzikës shqipe, Ismet Peja.

“‘Robi s`plaket kur vje mosha, robi plaket kur do vetë’. Ky varg i këngës së njohur përmbledhë më së miri ecurinë jetësore të doajenit Ismet Peja, i cili sot mbylli sytë përgjithmonë”.

Ai qëndroi për 63 vjet të tëra në skenën muzikore, duke e kultivuar me pasion muzikën e vjetër qytetare, e cila mbeti pa zërin e saj unik.


“Këngët e tij do të mbeten një opus i çmuar për brezat, kurse vargu i kënduar nga ai “Për me le e për më vdekë, zoti ditën ta ka shkru”, do të jetë i përbotshëm!”

“Lamtumirë mjeshtër i këngës. T`u dëgjoftë zani përherë!”, ka shkruar kryetarja e Kuvendit, njëherësh u.d. e presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani.

“Sot, herët në mëngjes zëri legjendar i muzikës shqiptare, Ismet Peja ndërroi jetë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve! Lus Zotin që të ketë mëshirë për të ndjerin dhe ta shpërblejë me Xhenet”, ka shkruar ish-ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Ndërron jetë këngëtari Ismet Peja
Lexo po ashtu Ndërron jetë këngëtari Ismet Peja

“U rritëm me këngët tuaja, e zëri yt do mbetet i pavdekshëm ndër shekuj. Lamtumirë baca Ismet. U prehsh në paqe!”, ka shkruar ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

“Në moshën tetëdhjetë e tre vjeçare qenka shuar sot mjeshtri gjakovar i muzikës popullore, Ismet Peja”.

“Bir i një këngëtari, Ismet Peja e ngriti në nivel të lartë, me talentin e tij, traditën qytetare të këngës në Gjakovë, duke kontribuar edhe vetë, me këngë të reja në traditën e vjetër. Interpretimet e tij muzikore ishin të rëndësishme, ruanin pjesë të rrënjëve tona, na kujtonin lidhjet e ngushta të Gjakovës, jo vetëm me Prizrenin e Pejën, por edhe me Beratin, Elbasanin e Shkodrën, kontribuonin në ndërtimin e vazhdueshëm të bashkësisë sonë kombëtare, ndërtim i cili kurrë nuk ndalet”.

“Dëshiroj të ngushëlloj familjarët e Ismet Pejës, shokët e kolegët e tij të Shoqërisë Muzikore ‘Hajdar Dushi’, si dhe gjerësisht muzikantët dhe adhuruesit e muzikës popullore shqiptare për humbjen e këtij fisniku të madh të këngës”, ka shkruar ish-kryeministri Albin Kurti. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Magazina
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike

Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës

Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës

Magazina
Kalo në kategori