LAJMI I FUNDIT:

Pamje të kapura nga kamera: Momenti kur një ushtar australian qëlloi për vdekje një afgan të paarmatosur që po fshihej në një fushë

Pamje të kapura nga kamera: Momenti kur një ushtar australian qëlloi për vdekje një afgan të paarmatosur që po fshihej në një fushë

Ministrja e Mbrojtjes e Australisë tha sot se një raport për krimet e pretenduara të luftës nga forcat speciale në Afganistan e kishte bërë atë ‘të ndjehej keq’, pasi disa pamje thuhet se treguan një ushtar të SAS qëlloi një burrë të paarmatosur ndërsa po fshihej në një fushë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Linda Reynolds tha se ajo ishte “plotësisht e tronditur dhe plotësisht e dëshpëruar” pasi hetimi katër-vjeçar gjeti prova se trupat australiane kishin vrarë 39 civilë dhe të burgosur të paarmatosur gjatë luftës së udhëhequr nga SHBA në Afganistan.


Forcat Speciale Australiane të përfshira në torturimin dhe vrasjen e 39 civilëve afganë
Lexo po ashtu Forcat Speciale Australiane të përfshira në torturimin dhe vrasjen e 39 civilëve afganë

Dhe mijëra ushtarë të dekoruar tani mund të përballen me heqjen e medaljeve pasi raporti prej 465 faqesh tha se komandantët që mbikëqyrnin mizoritë nuk munden që “me ndërgjegje” të mbanin çmimet e tyre.

Incidenti në video thuhet se ishte një nga rrëfimet e shumta të brutalitetit të forcave speciale që kanë dalë në dritë vitet e fundit, megjithëse nuk ishte e qartë nëse të shtënat në fushën e grurit ishin një nga ato të vëzhguara nga hetimi i gjeneral-major Paul Brereton.

Brereton shqyrtoi me kujdes sjelljen e ushtarëve të forcave speciale midis 2005 dhe 2016, një periudhë e cila pa më shumë se 26,000 australianë të shërbenin në Afganistan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori