LAJMI I FUNDIT:

Punëtori i restorantit të dasmave u tmerrua kur shikoi kamerat përsëri dhe pa një ‘fantazmë’ brenda lokalit

Punëtori i restorantit të dasmave u tmerrua kur shikoi kamerat përsëri dhe pa një ‘fantazmë’ brenda lokalit

Punëtori tha se kishte mysafirë në një sallë tjetër dhe disa njerëz gjithashtu panë se dyert u hapën me dhunë. Ai shtoi se dyert hapen në mënyrë manuale. 

Një punëtor i një restoranti të dasmave mbeti i tmerruar pasi pa të gjitha dyert që misteriozisht hapeshin me forcë brenda sallës së banketit, transmeton Telegrafi.

Në pamjet, një menaxher shihet duke qëndruar pranë banakut në këndin e sipërm të majtë dhe nuk ka asnjë që ecën, hyn ose del nga dhoma, shkruan dhe videon mund ta shihni këtu Daily Star.


Disa sekonda më vonë, të paktën tre dyer, përfshirë hyrjen kryesore, një në pjesën e prapme të sallës dhe një në anën tjetër, janë të hapura me sa duket me dëshirën e tyre.

Menaxheri duket i tronditur ndërsa shikon përreth për të kontrolluar sallën e cila është bosh.

Punëtori konfirmoi se të gjitha dyert janë manuale, që do të thotë se nuk mund të jetë një defekt elektrik. Ai gjithashtu tha se disa nga të ftuarit verifikuan që dyert po hapeshin me dhunë.

Një shikues me sy shqiponje vuri re që pëlhura e tryezës në pjesën e pasme të sallës ishte ngritur lart sikur “dikush doli prej saj”.

Kjo ngjarje është regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/