LAJMI I FUNDIT:

Gafa amatore e portierit Courtois ka pushtuar rrjetet sociale në mbarë botën

Gafa amatore e portierit Courtois ka pushtuar rrjetet sociale në mbarë botën

Portieri i Belgjikës, Thibaut Courtois bëri një gabim jo karakteristik apo më mirë thënë amator në ndeshjen e tyre të grupit B të Ligës së Kombeve kundër Danimarkës të mërkurën mbrëma.

Belgjika triumfoi me rezultat 4-2 në shtëpi ndaj Danimarkës në ndeshjen e fundit të grupeve në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve.


Golat për belgët u shënuan nga Youri Tielemans (4’), Romelu Lukaku (57’, 69’) dhe Kevin de Bruyne (87’), ndërsa për danezët shënuan Jonas Older Wind (17’) dhe një autogol nga Nacer Chadli (86’).

Megjithatë, goli i mesfushorit Chadli erdhi i gjithi për fajin e portierit të Real Madridit, Thibaut Courtois.

Courtois bëri një gafë të pafalshme

Courtois nuk u vendos mirë në portë dhe nga një top i kthyer prej Chadli, ai bëri një gafë amatore duke mos arritur të kontrollojë topin dhe duke lejuar atë të futej në portë.

Portieri belg u përpoq të vraponte pas topit dhe ta zinte, por ishte tepër vonë dhe kjo gafë tashmë ka ‘pushtuar’ rrjetet sociale në mbarë botën, ku nuk mungojnë komentet nga më të ndryshmit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori