LAJMI I FUNDIT:

Reçica me bashkëpunimin konkret me Fondin Monetar Ndërkombëtar për reformat sociale

Reçica me bashkëpunimin konkret me Fondin Monetar Ndërkombëtar për reformat sociale

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në kuadër të diskutimit për negocimin e programit për mbështetje financiare, me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka realizuar një takim virtual me ekipin e këtij misioni, i përfaqësuar nga shefi i misionit për Kosovë, Gabriel Di Bella.

Në këtë takim, Reçica bisedoi lidhur me gjendjen e pandemisë në Kosovë dhe sfidat të cilat po ballafaqohet Qeveria, përkatësisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, lidhur me efektin e pandemisë në mirëqenien sociale të qytetarëve të Kosovës.


Ministri Reçica para anëtarëve të FMN-së prezantoi politikat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, konkretisht Reformat në fushën sociale të cilat janë duke u ndërmarrë nga Ministria.

Gjithashtu, paraqiti propozim-planin dinamik, rreth Reformës Pensionale, Reformës së Asistencës Sociale, Reformën e Marrëdhënies së Punës dhe Pushimit të Lehonisë, etj.

Me këtë rast, Ministri Reçica theksoi se Reforma Pensionale, Asistencës Sociale dhe Marrëdhënies së Punës janë shumë të rëndësishme për shtetin dhe qytetarët e saj, sepse drejtpërdrejt ndikojnë në mirëqenien e tyre, eliminojnë padrejtësitë, eliminojnë shumëfishësinë e ligjeve dhe krijojnë sistem të qëndrueshëm socio-ekonomik për vendin.

Ministri Reçica u pajtua me ekipin e misionit që të bashkëpunojnë ngushtë me qëllim që të gjinden zgjidhjet më të mira lidhur me këto reforma dhe që këto reforma të jenë në të mirë të qytetarëve dhe të qëndrueshme financiarisht. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Kronika e Zezë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kalo në kategori