LAJMI I FUNDIT:

El Shaarawy pritet të rikthehet te Roma, italiani pranon ta ulë pagën e tij për rreth 12 milionë euro

El Shaarawy pritet të rikthehet te Roma, italiani pranon ta ulë pagën e tij për rreth 12 milionë euro

Stephan El Shaarawy është në bisedime me Romën për tu rikthyer përsëri në kryeqytetin italian.

Sulmuesi italian prej disa javësh është duke u stërvitur në Itali, pasi kampionati kinez ka përfunduar.


Roma ishte në bisedime me Shanghai Shenhua edhe gjatë verës, por në fund nuk u arrit një marrëveshje për huazimin me të drejtë blerje të El Shaarawyt.

Sipas asaj që ka raportuar Calciomercato.com, sulmuesi italian dëshiron të kthehet në kryeqytet në mënyrë që të zë një vend në Kombëtare për Euro 2021.

Trajneri Romës, Paulo Fonseca është gjithashtu i gatshëm të mirëpresë anësorin italian përsëri në Olimpico pasi ai ka thënë hapur se kanë nevojë për një sulmues anësorë.

Roma dëshiron huazimin e El Shaarawyt me të drejtë blerje prej 15 milionë euro.

Gjithashtu 28-vjeçari është gati të bëjë ulje drastike në pagën e tij nga 14 milionë sa fiton në vit te klubi kinez Shanghai Shenhua në 2,6 milionë euro sa është Roma gati t’ia ofrojë.

Gjithsesi dëshira e lojtarit është të rikthehet te Giallorosët dhe tanimë i mbetet dy klubeve të gjejnë gjuhë të përbashkët për ta kompletuar këtë lëvizje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori