LAJMI I FUNDIT:

Javier Tebas: La Ligas do t’i kushtojë 500 milionë euro përfundimi i sezonit – Barca, Reali dhe Valencia në krizë

Javier Tebas: La Ligas do t’i kushtojë 500 milionë euro përfundimi i sezonit – Barca, Reali dhe Valencia në krizë

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka pohuar se përfundimi i sezonit 2020/21 do t’i kushtojë futbollit spanjoll rreth gjysmë miliardi euro.

Tebas preku rëndësinë e industrisë që qëndron pas La Liga dhe nevojën që klubet të marrin përgjegjësi dhe të ulin faturat e tyre të pagave.

“Ka një industri të madhe pas La Liga me shumë punë që varen nga ajo”, ka thënë fillimisht presidenti i La Liga-s për gazetën spanjolle Marca.


“Sipas raporteve të fundit, ka 180 mijë vende pune. Mbrojtja e kësaj industrie është një përgjegjësi shoqërore. Ne duhet të jemi një shembull, sepse kjo shërben për t’u rritur dhe për të krijuar më shumë vende pune. Njerëzit duhet të kuptojnë që La Liga ka shumë përgjegjësi”.

Të gjitha lajmet rreth La Ligas
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth La Ligas

“Ne ende kemi shpenzime të tepërta prej rreth 500 milionë euro pasi klubet nuk mund të heqin lojtarët me kontrata, duhet të bëhet një përpjekje për të ulur pagat”.

“Disa klube duhet të vazhdojnë të përpiqen dhe të ulin faturën e pagave. Më të prekurit në Spanjë janë Valencia, Barcelona dhe Real Madridi – ata thjesht nuk mund të heqin qafe lojtarët e tepërt”.

“Për të përfunduar sezonin, futbolli spanjoll do të duhet të shpenzojë rreth 490 milionë euro për të paguar shpenzimet e klubeve, por jo për të gjitha klubet”.

“Valencia nuk është më në Ligën e Kampionëve, për shembull, dhe ata janë kritikuar për shitjen e lojtarëve, por ata duhet ta bëjnë, dhe Barcelona duhet të ulë faturën e pagave për të përfunduar sezonin. Ata nuk kanë mundësi tjetër”, përfundoi Tebas.

Javier Tebas refuzon të dorëhiqet nga posti i presidentit të La Ligës
Lexo po ashtu Javier Tebas refuzon të dorëhiqet nga posti i presidentit të La Ligës

Tebas, një ish-avokat, u zgjodh si president i La Liga në vitin 2013. Ekspertiza e tij ishte në ligjin e biznesit dhe sportit, dhe ai erdhi në pushtet duke premtuar të pastronte lojën spanjolle pas akuzave për rregullimin e ndeshjeve dhe të ulte koston e biletave të ndeshjes.

I lindur në Kosta Rika, ai studioi juridikun në Zaragoza dhe mbështet Real Madridin, megjithëse ai mendon se kjo nuk ndikon në asnjanësinë e tij si president. Në dhjetor të vitit 2019, ai u rizgjodh për një mandat të tretë që do të zgjasë deri në vitin 2024. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Premier League
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

Ligue 1
Si në ditët e tij më të mira – Shaqiri vazhdon me gola në Zvicër, kësaj radhe i shënon Servettes

Si në ditët e tij më të mira – Shaqiri vazhdon me gola në Zvicër, kësaj radhe i shënon Servettes

Ligat tjera
Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

La Liga
I jashtëzakonshëm Xherdan Shaqiri – shkëlqen me het-trik në fitoren e Baselit në kampionat

I jashtëzakonshëm Xherdan Shaqiri – shkëlqen me het-trik në fitoren e Baselit në kampionat

Ligat tjera
Kalo në kategori