Ekspertët e shëndetit mendor në vend ngrenë alarmin se masat anti-COVID do të rrisin ankthin te qytetarët, pasi ato cilësohen si ndëshkuese dhe jo si masa mbrojtëse. E gjithë kjo ndodhë pasi në vlerësimin e tyre institucionet nuk po punojnë paraprakisht në ndërgjegjësimin e njerëzve rreth masave.
Drejtori i Qendrës së Shëndetit Mendor në Prishtinë, Sami Rexhepi, theksoi se është momenti i fundit për ndërgjegjësim, meqë Kosova fatkeqësisht ka një sistem shëndetësor të brishtë.
“Problemi më i madh është se në rend të parë duhet ndërgjegjësimi i vendimmarrësve edhe me qenë shumë më përgjegjës për veprimet që i marrin. Unë nuk jam kundër masave, por është dashur të punohet paraprakisht. Se nuk është ky numër që ka ardhur menjëherë, por është rritur gradualisht. Të ndërgjegjësojë popullin që me qenë përgjegjës edhe këto masa me i marrë si domosdo, edhe si mënyrë mbrojtëse për popullatën. Ne nuk e kemi atë gjendje, ne nuk e kemi përgatitur. Por, këto masa po merren më shumë si ndëshkuese, se nëse nuk i respekton do të pasojë një dënim, apo një ndëshkim për mosrespektim të masave. Kjo e rrit edhe më tepër shkallën e rebelimit”, thekson Rexhepi.
Sipas tij, përgjegjësinë më të madhe për ndërgjegjësim e kanë institucionet shëndetësore, në mënyrë që masat të reflektojnë si mbrojtëse, e jo si ndëshkuese.
Rexhepi thotë se para se të vendosen masa të tilla, duhet të konsultohen ekspertët e shëndetit mendor.
“Nuk dua të besoj e të mendoj se nuk është këshilluar asnjë profesionist i shëndetit mendor, duhet patjetër. Ne po funksionojmë si zjarrfikës. Kur po rritet numri, ne po e dërgojmë një cisternë edhe po e fikim një zjarr, apo po dëshirojmë të fikim një zjarr. Ne nuk po punojmë për t’u mos u ndez një zjarr. Masat e reja, nëse ekspertët e fushës kanë vlerësuar se janë të domosdoshme, ekspertët e shëndetit mendor duhet këto masa t’i prezantojnë popullatës si të domosdoshme dhe të nevojshme, jo ndëshkim. Sepse masat administrative janë gjithmonë ndëshkuese”, shton Rexhepi për KosovaPress.
Neuropsikiatri, Sami Rexhepi thotë se fatkeqësisht këto masa do të rrisin ankthin, meqë janë prekur kufijtë e durimit të qytetarëve.
“Kjo do të rrisë ankthin edhe më tepër. Prej një stresi ne kemi arritur të krijojmë në popullatë një ankth komulativ, se nuk ka qenë një stres që ka kaluar. Ne kemi shkuar prej stresit në stres. Për atë edhe kur të kalon pandemia unë e pres reagimin në aspektin e shëndetit mendor të popullatës. Sepse janë prekur kufijtë e durimit, është tejkaluar pragu i tolerancës. Kjo është pasqyruar qysh në fillim me rritjen e dhunës në familje”, shprehet ai.
Veç tjerash, Rexhepi thekson se rastet kronike të cilat tash e sa kohë marrin shërbimet në këtë qendër, kanë filluar të ri-acarohen. Për këtë ai ka shprehur shqetësimin se gjendja do të përkeqësohet dhe se sistemi shëndetësor nuk është mjaftueshëm i përgatitur.
“Rastet kronike, që i kemi në qendër, kanë filluar të ri-acarohen sepse po flasim për një periudhë gati nëntë mujore, me numra herë poshtë e herë lartë. Por, kur është kaluar 300 duhet të kuptojmë që ka qenë alarmi që po hyjmë në zonë të kuqe, në shkallë shumë të lartë të rrezikshmërisë. Shkalla e madhe e rrezikshmërisë nuk është vetëm numri, këtë rrezikshmëri e rrit shumë më tepër sistemi shëndetësor i Kosovës, i cili nuk është plotësisht i formuar. Ne jemi në formim e sipër të sistemit shëndetësor, i cili është shumë i brishtë. Edhe a do të ketë kapacitete, ky sistem i shëndetësisë, me i bo ballë këtyre numrave? Nuk do të kisha dashur të ndodhë, por merreni me mend një anesteziolog, i cili merret me reanimim dhe kujdesin intensiv, nëse duhet me zgjedh se cilin prej pacientëve duhet me fut në sistemin respirator e jo. Ajo është njësoj si të dënosh me vdekje një mjek, i cili duhet me u zhvesh prej pjesës humane të misionit të vet. Nuk kemi nevojë të vijmë deri këtu”, thotë Rexhepi.
Drejtori i Qendrës së Shëndetit Mendor në Prishtinë, bën të ditur se gjatë kohës së pandemisë është rritur numri i rasteve të cilët kanë kërkuar shërbim, si shkak i paraqitjes së ankthit, stresit e pagjumësisë.
“Numri është rritur mjaft shumë edhe pse ne si institucion nuk e kemi shërbimin ambulantor t’ju ofrojmë (shërbime) të gjithë qytetarëve sepse edhe nuk kemi kapacitete realisht. Por, megjithatë nuk kemi refuzuar raste, numri është rritur shumë. Ankthi është shumë i madh, frika është shumë e madhe. Që po tregon se pandemia si stresor ka dhënë një efekt shumë të madh. Dhe është e keqja që kjo frikë edhe stresi po akumulohet më tepër e më tepër”, thekson ai.
Veç tjerash, Rexhepi thekson se parashikimet janë se për një kohë të gjatë do të ketë edhe stres post-traumatik dhe në rast se vendi do të kthehet në normalitet, njerëzit nuk do të jenë të gatshëm që të fillojnë punën, për shkak të gjendjes së tyre jo të mirë të shëndetit mendor.
Ndryshe, po bëhen gati nëntë muaj që kur Kosova po përballet me këtë pandemi. Institucionet kanë vendosur që nga mbrëmë në dhjetë komuna të fillojë orë policore në orare të caktuara, si shkak i rritjes së numrit të madh të rasteve me këtë virus. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Analistët: Raportet Kosovë-Shqipëri, ashtu si i do armiku?!
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë