LAJMI I FUNDIT:

Argjentina barazon në shtëpi me Paraguain, VAR-i ia anulon Messit golin e fitores

Argjentina barazon në shtëpi me Paraguain, VAR-i ia anulon Messit golin e fitores

Kombëtarja e Argjentinës nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Paraguait në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës 2022, ndërsa Lionel Messit iu anulua një gol nga VAR-i.

Vendasit nuk kanë arritur të shfrytëzojnë terrenin vendas në ‘Estadio Alberto J. Armando’ pasi janë ndalur me barazim nga Paraguai.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Argjentinës, të cilët krijuan më shumë raste dhe menaxhuan lojën, por dy kombëtaret shënuan nga një herë.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Angel Romero (21’), i cili shënoi nga penalltia për 0-1, ndërsa Argjentina barazoi 1-1 me anë të Nicolas Ivan Gonzalez (41’).

Në pjesën e dytë, përsëri ishte Argjentina, e cila krijoi më shumë raste në tentim të golit të epërsisë dhe fitores, ndërsa Paraguai tentonte ta ruante rezultatin.

Argjentina e arriti golin në minutën e 58-të me anë të yllit të ekipit, Messi (58’), i cili shënoi për 2-1 pas një aksioni të mirë, por goli i tij u anulua.

Ishte gjyqtari kryesor i cili pas rishikimit të VAR-it vendosi t’ia anulojë një gol të bukur Messit për një ndërhyrje të palejuar më herët gjatë aksionit dhe në fund ndeshja u mbyll me barazim 1-1.

Pas këtij barazimi, Argjentina vazhdon të mbetet në vendin e parë me shtatë pikë, ndërsa Paraguai renditet i katërti me pesë pikë.

Në ndeshjen e radhës, kombëtarja Albiceleste luan në udhëtim te Peru, ndërsa Paraguai e pret Bolivinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori