LAJMI I FUNDIT:

Het-trik penalltish dhe një auto-gol: Valencia demolon Real Madridin

Het-trik penalltish dhe një auto-gol: Valencia demolon Real Madridin
Foto: FC Valencia

Valencia e ka demoluar Real Madridin në kuadër të javë së nëntë në La Liga, duke e mposhtur 4-1.

Pas vetëm 23 minutash lojë në Mestalla, Los Blancos kaluan në epërsi me anë të Karim Benzemas që u asistua nga Marcelo.


Por, Valencia i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Cristian Soler (35′) që shënoi nga penalltia.

Më pas, madrilenët ishin edhe më të pafat, shkaku që në minutën e 43-të, Raphael  Varane shënoi auto-gol.

Valencia në 45 minutat e dytë kishte edhe më shumë fat, pasi i fitoi dy penallti.

Soler e mori sërish përgjegjësinë për të gjuajtur nga pika e bardhë dhe në minutën e 54-të realizoi për 3-1.

Ishte minuta e 63-të kur Valencia e fitoi edhe penalltinë e tretë, dhe sërish Soler u tregua i saktë për të mposhtur tre herë Thibaut Courtoisin, e që ishte het-trik për të.

Pas javës së nëntë, Real Madridi gjendet në pozitën e katërt me 16 pikë, derisa në xhiron e dhjetë takohen me Villarealin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori