LAJMI I FUNDIT:

Pochettino ‘injoron’ Barcelonën për Manchester Unitedin

Pochettino ‘injoron’ Barcelonën për Manchester Unitedin

Trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino thuhet se favorit një lëvizje te Manchester Unitedi përpara Barcelonës.

Pochettino është tash e gati një vit i papunë pasi është shkarkuar nga detyra e trajnerit te Tottenham Hotspur.

Megjithatë, emri i tij ka qenë shumë i lakuar gjatë kësaj kohe dhe Pochettino është lidhur me një numër të madh skuadrash.


Sipas mediumit anglez Daily Star, trajneri argjentinas ka vendosur tashmë për klubin e tij të ri që do ta menaxhoj.

Pochettino u ofertua dy herë nga Barcelona për marrjen e detyrës së trajnerit, por ai thuhet se e refuzoi, pasi po pret që puna te Unitedi të bëhet e disponueshme.

Ish-trajneri i Spurs konsiderohet favorit për të marrë përsipër detyrën e Ole Gunnar Solskjaer në Old Trafford nëse norvegjezi do të shkarkohet. /Telegrafi/