LAJMI I FUNDIT:

Pesë ndryshime në janar te Chelsea – largohen katër lojtarë, vije Declan Rice

Pesë ndryshime në janar te Chelsea – largohen katër lojtarë, vije Declan Rice

Chelsea kishte një afat tejet të suksesshëm në verën që shkoi, duke realizuar pothuajse të gjitha shënjestrat kryesore.

Frank Lampard i bëri me dije bordit të klubit se duhet të bërë një revolucion në skuadër, nëse duan të fitojnë trofe.

Një gjë e tillë edhe ndodhi në verën që shkoi, duke realizuar transferime si Hakim Ziyech, Timo Werner, Kai Havertz, Edouard Mendy, Thiago Silva dhe Ben Chilwell.


Por, The Blues nuk do të ndalen me kaq dhe po mendojnë që në janar të transferojnë edhe Declan Ricen nga West Hami, që ishte e vetmja shënjestër që nuk u realizuan në verën e këtij viti.

Në anën tjetër, Lampard po e kërkon largimin e lojtarëve si, Olivier Giroud, Marcos Alonso, Fikayo Tomori (huazim) dhe Kepa Arrizabalaga.

Nga largimi i këtyre katër lojtarëve, Chelsea do të ketë mjaftë hapësirë që të realizojë transferimin e mesfushorit anglez. /Telegrafi/