LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi: Gjithmonë pran FSHF-së, e ka ndihmuar shumë Kosovën në çdo aspekt

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi: Gjithmonë pran FSHF-së, e ka ndihmuar shumë Kosovën në çdo aspekt

Agim Ademi falënderoi presidentin Armand Duka për lobimin që ka bërë për pranimin e FFK-së në organizmat më të lartë të futbollit, UEFA dhe FIFA.

Kreu i futbollit të Kosovës, bashkë me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së vizitoi Tiranën, foli edhe për miqësoren e 11 nëntorit.


“Jemi të nderuar që jemi të pranishëm dhe jemi pritur nga presidenti Duka dhe Komiteti Ekzekutiv, për të parë këto objekte të mrekullueshme. Kemi vizituar shumë shtete të Ballkanit, por zyrat e FSHF-së dhe “Air Albania” janë të nivelit më të lartë. Kjo vizitë rastisi në një ditë shumë të vështirë për Kosovën, për faktin që janë thirrur në Hagë disa udhëheqës të UÇK-së dhe shtetit tonë. Jemi me ta dhe besojmë në pastërtinë e tyre”.

“Jemi këtu për të falënderuar presidentin Duka, i cili ka qenë një nga promotorët që Kosova të pranohet në FIFA dhe UEFA, dhe pjesa e tij është shumë e rëndësishme e për këtë jemi shumë të nderuar”.

Projektet e përbashkëta: “Kemi bërë lobime të mëdha së bashku me ish-presidentin e ndjerë Fadil Vokrri. Duhet të jemi të nderuar që kemi një njeri që është në qeverisjen e futbollit evropian. Ne duam ta falënderojmë publikisht, për të gjitha ndihmesat për futbollin e Kosovës. Këtë ditë do ta shfrytëzojmë për projekte të reje”.

Mbështetja për Ligjin e Sponsorizimit: “Kemi ardhur në përkrahje të rastit të Superiores. Shumë mirë që filloi Superiorja në Shqipëri. Ne e kemi një ligj dhe do të japim mendimin tonë dhe përvojën për ligjin e sponsorizimit nëse do të jetë nevoja. Futbolli është kudo në botë sport primar dhe me impakt shumë të madh në popullatë. Duhet ta trajtojmë futbollin si segment të mirë ekonomik dhe shpirtëror. Ligji i sponsorizimit në Kosovë është i prekshëm dhe shumë i lehtë e i arsyeshëm. Ne mund të japim përvojat tona në futboll dhe jo vetëm. Në futboll ka më shumë njerëz të interesuar për të investuar. Kemi fatin që në Kosovë janë afruar shumë kompani të mëdha në ligat tona. Është një ngritje ekonomike, që sjell ngritjen cilësore. Ne me kapacitetet tona, jemi të gatshëm me cilindo të flasim se si po ecën ligji i sponsorizimit. Kemi më shumë trajnerë të licencuar, cilësorë si edhe futbollistë”.

Ndeshja e 11 nëntorit: “Vëllazërorja? Sfida ndaj Shqipërisë do të jetë gjithmonë një vëllazërore dhe ne do të jemi gjithmonë një vëlla i vogël. Sa herë që i duhemi Kombëtares, në të gjitha ndeshjet tona dhe me kapacitetet tona, do të jemi gati”. /SS/

Në trend Sport

Më shumë
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Kalo në kategori