LAJMI I FUNDIT:

Armand Duka takohet me Agim Ademin para ndeshjes vllazërore Shqipëri-Kosovë

Armand Duka takohet me Agim Ademin para ndeshjes vllazërore Shqipëri-Kosovë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, pati një takim me homologun Kosovar, Agim Ademi, i cili u shoqërua në këtë vizitë në Shqipëri nga të gjithë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar, në daljen për mediet në këtë rast, preku disa tema që lidhen me bashkëpunimin mes dy federatave.


“Jam i gëzuar që prita presidentin e Federatës së Kosovës, si dhe gjithë anëtarët e FFK-së. Ishte një vizitë e programuar. Megjithëse kjo nuk është një ditë shumë e bukur për ne shqiptarët, për ngjarjet që kanë ndodhur dje, për disa nga drejtuesit e UÇK-së, të cilët kanë shkuar para drejtësisë në Hagë”.

“Unë jam i gëzuar që jemi bashkë për të shkëmbyer eksperienca mes komiteteve ekzekutive. Kemi projekte dhe programe të përbashkëta, të nivelit manaxherial, për bashkëpunimin e menaxhimit të dy federatave, të nivelit të përgatitjeve të trajnerëve dhe arbitrave”.

“Projekti madhor ishte organizimi i një kupe të përbashkët, “Nënë Tereza”, e cila nuk u kurorëzua për arsye të COVID-it. Është objektiv që do ta realizojmë në vitet në vazhdim”.

Vëllazërorja e 11 nëntorit: “Bashkëpunim është dhe ndeshja që do të zhvillojmë në datën 11, para sfidave zyrtare të të dyja skuadrave, që uroj të kenë rezultateve sa më pozitive. Futbolli është lojë dhe në një lojë, gjithkush ka dëshirë të fitojë. Uroj që për të dyja stafet ajo të jetë një vëllazërore që t’i shërbejë lojës për ndeshjet zyrtare”.

Kthimi i tifozëve në stadiume: “Ne kemi kërkuar praninë e tifozëve, por kemi marrë përgjigje negative. Kemi insistuar, por duke parë nivelin në rritje të COVID-it, duket e vështirë. Uroj që në ditë të mira të kemi 20-30% të tifozëve, të paktën në ndeshjet zyrtare. Nuk kemi pasur gjë konkrete gjatë kësaj jave. Shpresoj që brenda këta vitit të kemi realizuar ato kërkesat që kemi pasur”. /SS/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori