LAJMI I FUNDIT:

Misionet e BE-së në Kosovë vlerësojnë bashkëpunimin e ish-krerëve të UÇK-së me Specialen

Misionet e BE-së në Kosovë vlerësojnë bashkëpunimin e ish-krerëve të UÇK-së me Specialen
Foto: Arkiv/Ilustrim

Udhëheqësit e Misioneve në Kosovë të BE-së dhe të Shteteve Anëtare përmes një deklarate për të përbashkët vlerësuan se bashkëpunimi me Dhomat e Specializuara nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli si dhe ish-deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi pasqyron përgjegjësinë dhe vendosmërinë e Kosovës për respektim e sundim të ligjit.

Në deklaratë thuhet se Kosova duhet të mbetet e përkushtuar ndaj këtij procesi.

Deklarata e plotë:


Deklaratë nga Udhëheqësit e Misioneve të BE-së dhe të Shteteve Anëtare të BE-së në Kosovë

Udhëheqësit e Misioneve në Kosovë të BE-së dhe të Shteteve Anëtare e marrin parasyshë dorëheqjen e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ne e vlerësojmë bashkëpunimin e treguar në ditët e fundit nga Presidenti Hashim Thaçi dhe ish udhëheqësi i PDK-së Kadri Veseli, si dhe nga z. Rexhep Selimi dhe ish Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, me Dhomat e Specializuara. Për më tepër, ne i vlerësojmë fjalimet drejtuar publikut të mbajtura dje nga z. Thaçi dhe z. Veseli, të cilët bënë thirrje për respektimin e procesit gjyqësor.

Kjo pasqyron përgjegjësinë dhe vendosmërinë e Kosovës për respektim të sundimit të ligjit dhe për kërkim llogarie nga individët që mund të kenë kryer veprime të paligjshme. Nuk duhet harruar se sipas ligjit, individët nën aktakuzë janë të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre, dhe se duhet të respektohen të drejtat e tyre ligjore. Kosova duhet të mbetet e përkushtuar ndaj këtij procesi.

Prioriteti më vendimtar për BE-në dhe Shtetet e saj Anëtare, është respektimi i sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Për këtë arsye, ne e kemi mbështetur fuqimisht krijimin e Dhomave të Specializuara, si pjesë integrale e sistemit të Kosovës për sundimin e ligjit, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë derisa të përmbushet misioni i Dhomave, ndaj të cilave edhe Kosova është e përkushtuar. Kjo është esenciale për konsolidimin e perspektivës evropiane të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Shpërthimi i molotovëve dhe përplasjet e dhunshme me protestuesit: 10 policë të plagosur në tubimin e opozitës

Shpërthimi i molotovëve dhe përplasjet e dhunshme me protestuesit: 10 policë të plagosur në tubimin e opozitës

Lajme
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Përshkallëzohet protesta, efektivi i policisë dhe qytetari përfshihen nga flakët

Përshkallëzohet protesta, efektivi i policisë dhe qytetari përfshihen nga flakët

Lajme
Thaçi: Unë dhe PDSH-ja nuk jemi më pjesë e Frontit Europian

Thaçi: Unë dhe PDSH-ja nuk jemi më pjesë e Frontit Europian

Politikë
Kalo në kategori