LAJMI I FUNDIT:

Laudrup lë të kuptohet se Eriksen do të largohet nga Interi

Laudrup lë të kuptohet se Eriksen do të largohet nga Interi

Legjenda e Danimarkës, Michael Laudrup ka lënë kuptohet se mesfushori danez, Christian Eriksen, do të largohet nga Interi, edhe pse nuk beson se ai nuk po përshtatet me futbollin italian.

Ish-ylli i Tottenham ka shtatë paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon dhe nuk ka arritur të shënojë asnjë gol apo të asistojë tek ndonjë gol.

“Unë nuk besoj se ai nuk është i përshtatshëm për futbollin italian”, ka thënë fillimisht Laudrup për TV3.


Eriksen: Pse nuk po luan? Pyetni Conten
Lexo po ashtu Eriksen: Pse nuk po luan? Pyetni Conten

“Ai është padyshim një lojtar i shkëlqyeshëm. Ai ka dy mesfushorë pas tij dhe një gjigant si Romelu Lukaku që lëviz shumë dhe Lautaro Martinez, i cili është teknikisht i vlefshëm, përpara tij”.

“Mund të ketë kaq shumë gjëra të tjera prapa saj. Mendërisht dhe kulturorisht dhe gjëra të tilla. Por, nuk mund të besoj se ai nuk mund të përshtatet taktikisht”.

Ronaldo është vetëm lojtari i nëntë më i vlefshëm në Serie A - Lukaku i prinë listës, Insigne i 20-ti
Lexo po ashtu Ronaldo është vetëm lojtari i nëntë më i vlefshëm në Serie A - Lukaku i prinë listës, Insigne i 20-ti

“Unë shoh që shtypi lokal, veçanërisht La Gazzetta dello Sport e cili është i vendosur në Milano. Ata kanë gazetarë që tashmë po shkruajnë se përvoja e tij po përfundon. Ata do t’i marrin këto informacione nga diku, mbase edhe nga klubi”.

“Mendoj se Eriksen mund të dëshirojë të shikojë diçka të re. Por nuk është e lehtë. Nuk është e lehtë të gjesh një klub që dëshiron të paguajë shumë para për të, duke marrë parasysh sa pak ka luajtur”, përfundoi danezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori