LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshja për gjelbërimin e rrugëve të Kosovës

Nënshkruhet marrëveshja për gjelbërimin e rrugëve të Kosovës

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me organizatën joqeveritare “Ta Pastrojmë Kosovën” dhe Komitetin Olimpik të Kosovës, për mbjelljen e fidanëve nëpër rrugët që janë përgjegjësi e Ministrisë.

Ky memorandum ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm dhe koordinimin e aktiviteteve mes të tria institucioneve, me qëllim të promovimit dhe avancimit në mbrojtjen e mjedisit dhe bashkëpunimit të mëtutjeshëm.


Ministri Abrashi tha se ky bashkëpunim ka për qëllim të ndikojë edhe në zvogëlimin e ndotjes, duke gjelbëruar rrugët e Kosovës.

“Po nisim për herë të parë gjelbërimin e rrugëve të Kosovës, e kjo do të ketë ndikim edhe në uljen e ndotjes së ambientit. Gjithsesi që rrugët e Kosovës do të marrin pamje tjetër, duke u zbukuruar, por edhe duke ruajtur ambientin”, tha Abrashi.

Mes tjerash, marrëveshja parasheh organizimin e përbashkët të fushatave vetëdijesuese për mbajtje të mjedisit të pastër, në veçanti brezave rrugore të Republikës së Kosovës dhe aksionit për mbjelljen e drunjve në të gjitha rrugët rajonale dhe magjistrale, pjesë e fushatës kombëtare “T’i japim vendit ngjyra”.

Vetëm në fazën e parë, parashihet mbjellja e 3,000 drunjve përgjatë autostradës “Ibrahim Rugova”.

Të tria institucionet do të mbajnë takime të rregullta koordinuese dhe të përbashkëta me institucione dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare e donatorë të projekteve mjedisore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori