LAJMI I FUNDIT:

Trump do të përcjellë rezultatet nga Shtëpia e Bardhë – bashkë me stafin e lartë dhe familjen e tij

Trump do të përcjellë rezultatet nga Shtëpia e Bardhë – bashkë me stafin e lartë dhe familjen e tij

Presidenti aktual amerikan Donald Trump do të shikojë rezultatet e zgjedhjeve në krahun lindor të Shtëpisë së Bardhë këtë mbrëmje, tha drejtoresha e komunikimeve Alyssa Farah.

“Presidenti do të jetë duke parë rezultatet sonte me ndihmës të vjetër, me anëtarët e familjes së parë nga Shtëpia e Bardhë, nga krahu i lindjes. Ai është i ngazëllyer. Ne jemi gati të shohim këto rezultate”, tha Farah gjatë një paraqitje në Fox Business, duke shtuar se Trump është në “humor të shkëlqyeshëm”.

Farah tha se Shtëpia e Bardhë po pret disa vonesa në rezultate – “veçanërisht në Pensilvani”.


“Ne jemi duke punuar me sekretarët shtetërorë të shtetit në të gjithë vendin të cilët janë duke i përpunuar këto dhe kanë plane të vendosura. Shqetësimi ynë që nga fillimi ka qenë votimi masiv përmes postës kur vendi ynë thjesht nuk është marrë me këtë nivel të tij më parë. Siç thashë, ne kemi besim se do të shkojmë në ndeshjen e fundit, por mund të parashikojmë disa vonesa, veçanërisht në Pensilvani”, tha ajo.

Farah sugjeroi që Trump do të bëjë një paraqitje publike nga Shtëpia e Bardhë këtë mbrëmje, por nuk pranoi të jepte detaje.

Ajo përsëriti se Trump nuk do të deklarojë fitoren para se të përfundojë gara, siç përmendi ai këtë mëngjes gjatë një paraqitje në Fox News. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael

Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael

Azia
A e dini pse nën shkurtesën NATO shkruan edhe OTAN?

A e dini pse nën shkurtesën NATO shkruan edhe OTAN?

Evropa
Hamasi thotë se kërkesat e ashpra të Netanyahut për marrëveshje çuan në vdekjen e pengjeve

Hamasi thotë se kërkesat e ashpra të Netanyahut për marrëveshje çuan në vdekjen e pengjeve

Azia
Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Evropa
Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Serbia
Kalo në kategori