Hispanikët pritet të jenë grupi më i madh ndër pakicat që votojnë në 2020, sipas organizatës kërkimore Pew.
Një anketë e zhvilluar ditët e fundit nga rrjeti NBC dhe gazeta Wall Street Journal tregon se ish-nënpresidenti Joe Biden kryeson në garën me Presidentin Trump me diferencë të ndjeshme ndër votuesit latino-amerikanë.
Sipas VOA, 60 milionë hispanikë jetojnë në Shtetet e Bashkuara, rreth gjysma e tyre kanë të drejtën e votës.
Në këto zgjedhje, ky grupim mund të jetë elektorati më i madh që voton ndër grupet pakicë, duke tejkaluar afrikano-amerikanët.
Hispanikët që nga vitet 1980 kanë mbështetur demokratët, por mes tyre ka larmi mendimi.
Kubanët janë grupi më i madh hispanik në Florida dhe tradicionalisht ata votojnë për republikanët.
“Do të votoj për zotin Trump sepse kur socialistët u futën në Kubë bënë shumë premtime. Kur e kuptuam se çfarë po ndodhte, kur e çorrën maskën, ishte tepër vonë sepse ata kishin arritur ta fusnin nën kontroll pushtetin. Po shoh të njëjtën gjë në këtë vend”, thotë kubano-amerikani Jorge Rodriguez, përkrahës i Presidentit Trump.
Kubano-amerikanët më të moshuar janë në një linjë mendimi me presidentin kur e cilëson Joe Bidenin si “socialist”. Fushata e zotit Biden u detyrua të hidhej në vetë-mbrojtje.
“Joe Bideni nuk është socialist, nuk është komunist. Në fakt udhëheqësi autoritar këtu është Presidenti Trump. Nga ky lloj udhëheqësi ikët kur u larguat nga Kuba”, thotë Pili Tobar, punonjëse e fushatës së zotit Biden.
Hispanikët demokratë në Florida shprehen me forcë kundër Presidentit Trump.
“E kam dashur largimin e Donald Trumpit nga presidenca që kur filloi mandatin”, thotë Sara Cardenas, përkrahëse e kandidatit Joe Biden.
Ashtu shprehet edhe Alberto Cairo nga Spanja, i cili bëri pa vonesë aplikimin për shtetësi që të siguronte të drejtën për të votuar këtë radhë.
“Mendoj se duhet ta heqim këtë president. E them hapur”, thotë Alberto.
Brenda një kishe pentekostale në Tenesi, Anke Sandoval vjen çdo të martë për t’u lutur për presidentin.
Këtë radhë ajo voton për herë të parë që kur imigroi nga Hondurasi:
“Jemi të bindur për ato që po bën Perëndia përmes Presidentit Trump. Zoti është ai që i emëron dhe i heq udhëheqësit”.
Në Teksas, të rinjtë latino-amerikanë janë shtuar në numër në zonat kufitare.
“Kam dëgjuar të rinj të moshës sime që më kanë thënë se vota ime nuk ka rëndësi. Por dua të mbështes kandidatin tim, prandaj po votoj”, thotë votuesja latino-amerikane Alyssa Dale.
Ky është problem serioz për Joe Bidenin, thotë analisti politik Jim Henson.
“Më të rinjtë, amerikanët e moshës 18-24 vjeç, madje edhe 18-29 vjeç kanë pjesëmarrje shumë të ulët në votime. Kjo nënkupton se mbështetja e gjerë që kanë demokratët në radhët e latino-amerikanëve nuk kthehet në avantazh real në zgjedhje”, thotë zoti Henson.
Organizatorët demokratë shpresojnë se pikëpamjet e presidentit për murin në kufi dhe politikat kundër imigracionit do të mobilizojnë votuesit e rinj pro Bidenit.
Por disa nga udhëheqësit në Partinë Demokrate kanë hasur vështirësi edhe me votuesit në moshë më të madhe:
“Janë të zënë me përgjegjësitë familjare, me punë. Shpeshherë nuk e kanë të lehtë të largohen nga puna për të votuar, pasi kanë jetë të ngarkuara”, thotë Jared Hockema, kryetar i Degës së Partisë Demokrate në komunën Kameron të Teksasit.
Hispaniko-amerikanët janë aktualisht grupi më i madh ndër pakicat racore amerikane dhe nëse marrin pjesë masivisht në votime mund të jenë vota vendimtare në shumë shtete të lëkundura.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë