LAJMI I FUNDIT:

Vushtrri: Vidhen rreth 12 mijë euro stoli te familja Pllana

Vushtrri: Vidhen rreth 12 mijë euro stoli te familja Pllana

Familja Pllana nga fshati Studime e Ulët e komunës së Vushtrrisë, ishte cak i një vjedhjeje të rëndë që ndodhi sonte.

Për herë të katër shtëpia e tyre u sulmua nga hajnat.


Natën e sotme nga shtëpia hajnat morrin stoli në vlerë rreth 12 mijë euro, para të gatshme e gjësende tjera.

I zoti i shtëpisë, Haki Pllana, thotë se dëmi nga kjo vjedhje është shumë i madh dhe se ende nuk e dinë vlerën e saktë.

“Sonte rreth orës 18:00 na ndodhi një vjedhje e rëndë, ne ishim më larg por rreth orës 19:30 e kuptuam se ka ndodhur vjedhja. Ne kemi qenë në shtëpinë tjetër, prapa kësaj shtëpisë që është vjedhur. Nuk kemi parë e as nuk kemi dëgjuar asgjë”.

“Ari i nuses është vjedh dhe ka qenë sasi e vlerë e madhe. Nuk e di saktë shifrën por rreth 12 mijë euro”.

“Janë vjedhë të gjitha dhomat dhe s’kanë lënë vend pa kontrolluar. Janë vjedhur edhe para që kanë qenë kursime të nuses”.

“Dëmi është shumë i madh mbase nuk e dimë ende vlerën por jemi dëmtuar shumë”.

“Është hera e katërt që hyjnë hajnat tek ne, herëve të kaluara kanë vjedhur më pak për shkak që i kemi vërejtur më shpejt se sot”.

Disa ekipe të policisë kanë qëndruar për mbi tre orë për të kontrolluar vendin e ngjarjes.

Pllana thotë se për asnjëherë nuk është thirre nga Policia rreth vjedhjeve që kanë ndodhur./Klan Kosova

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori