LAJMI I FUNDIT:

Rexhaj ia përmend Igor Simiqit krimet që ka kryer Serbia në Kosovë, thotë se ia kanë djegur të gjallë fqinjin e tij

Rexhaj ia përmend Igor Simiqit krimet që ka kryer Serbia në Kosovë, thotë se ia kanë djegur të gjallë fqinjin e tij

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës ia ka përmendur deputetit Igor Simiq nga Lista Serbe, krimet që forcat serbe i kanë kryer në Kosovë dhe për të cilat nuk kanë kërkuar falje.

Ai ka kujtuar edhe një rast gjatë luftës kur forcat serbe e kishin therrur dhe djegur të gjallë fqinjin e tij.


“Ju e keni therrur atë, e keni lidhur e pastaj e keni djegur të gjallë. Në shumicën e vendbanimeve, përpos që i kanë kryer paramilitarët e policia krimet, i kanë kryer edhe fqinjët me të cilët kanë jetuar në harmoni dikur”, tha Rexhaj.

Rexhaj tha se Lista Serbe ka hyrë në Kuvend me vota të cilat i kanë marrur duke i shantazhuar votuesit.

“Mënyra se si jeni këtu është jodemokratike, votat që i merrni i merrni me shantazh, këtë e dimë”, tha Rexhaj.

“Po du me ua përkujtu këtyre, se nuk janë kolegë të mi. Se këta përfaqësojnë Serbinë, e jo qytetarët serbë në Kosovë. Janë të njëjtë me bindje, si në kohën e Millosheviqit, për arsye se nuk kanë kërkuar falje për krimet që kanë kryer në Kosovë, për gjenocidin që kanë bërë në Kosovë, për depërtimin, dhe për të pagjeturit që nuk i kanë kthyer ende. Madje janë po ajo krajatë e politikanëve, që i mbështesin ata politikanë në Serbi të cilët i kërcënojnë hapur qytetarët të mos tregojnë se ku janë varrezat e shqiptarëve në Serbi. Ju keni vrarë në Kosovë, keni masakruar, keni dhunuar, keni bërë gjenocid. Kur kërkoni falje si komb; atëherë jemi në rregull në kuptimin e kërkim faljes”, tha Rexhaj.

Në anën tjetër, deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq në emër të partisë së tij bëri thirrje që të dënohen të gjithë ata që kanë kryer krime, pavarësisht se kush janë të vrarët.

“Ne këto vota i kemi marrë në zgjedhjet e fundit. Edhe nëse nuk do t’i kishim vendet e garantuara, ne do të ishim këtu. Në emër të Listës Serbe ne ftojmë që të gjithë ata që kanë kryer krime të dënohen. Pa marrë parasysh kush kanë qenë të vrarët, ne nuk duam të na etiketoni. Mënyra si keni folur është dashur të reagojë Kryetarja e Kuvendit. Disa informacione që i keni thënë nuk janë në rregull”, tha Simiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori