LAJMI I FUNDIT:

Në Komunën e Prishtinës për 24 orë konfirmohen 249 raste me COVID-19

Në Komunën e Prishtinës për 24 orë konfirmohen 249 raste me COVID-19
Foto: Ridvan Slivova

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar edhe 514  raste të personave të infektuar me COVID-19, kurse tre persona kanë humbur jetën, duke çuar kështu në 681 numrin e viktimave nga ky virus.

Më së shumti raste me COVID-19 janë konfirmuar në Komunën e Prishtinës, gjithsej 249 raste.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, numri total i rasteve pozitive është 19.842 raste nga 94.456 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 681 raste të vdekjes.


Rritje alarmante e numrit të infektuarve me coronavirus, 514 raste të reja dhe tre të vdekur në 24 orët e fundit
Lexo po ashtu Rritje alarmante e numrit të infektuarve me coronavirus, 514 raste të reja dhe tre të vdekur në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 86 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.520 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.641.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 249 raste, Gjilan 32 raste, komuna Ferizaj 28 raste, komuna Pejë 28 raste, komuna Gjakovë 24 raste, komuna Prizren 23 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Fushë Kosovë 19 raste, komuna Vushtrri 15 raste, komuna Deçan 12 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Mitrovië 6 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Hani i Elezit 3 raste, komuna Rahovec 3 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Novobërdë, Shtërpcë dhe Skenderaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Kompania

Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

Lajme
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori