LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për Kadri Shalën, në llogarinë e të cilit u transferuan mbi 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit

Një muaj paraburgim për Kadri Shalën, në llogarinë e të cilit u transferuan mbi 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit
Foto: Ridvan Slivova/ Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Kadri Shala për shkak të veprës penale Shpëlarja e parave nga neni 302 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit Kadri Shala i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji duke filluar prej datës 26 tetor 2020 gjerë me datë 25 nëntor 2020.


“Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e paraburgimit është e bazuar dhe paraburgimi i është caktuar në bazë të nenit 187 par. 1 nen par. 1 dhe 2 pika 1.2.2 dhe pika 1.2.3 të KPP-së.

Të pandehurit Kadri Shala i është caktuar masa e paraburgimit, pasi që i njëjti mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe në këtë mënyrë do të jetë i paarritshëm për organet e drejtësisë, mund të pengon rrjedhjen e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitar dhe bashkëpjesëmarrës tjerë, andaj caktimi i masës së paraburgimit për të pandehurin Kadri Shala është masë adekuate për sigurimin e pranisë së tij në procedurë penale”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Vjedhja në Thesarin e Shtetit, Kadri Shala dorëzohet në Polici
Lexo po ashtu Vjedhja në Thesarin e Shtetit, Kadri Shala dorëzohet në Polici

Gjykata njofton më tej se i pandehuri Kadri Shala dyshohet se së bashku me të pandehurin Labinot Gruda në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit nga neni 414. Par.2 dhe 3 pika 3.4 në lidhje me paragrafin 1 të KPRK-ës, Shpërlarja e parave nga neni 302 të KPRK-së, lidhur me veprën penale e Pastrimit të parave nga neni 56 i Ligjit nr. 05/L-096 për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, ndërlidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës.

Palët kanë të drejtën e ankesës kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori