LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Jemi ndër pesë vendet me situatë më të mirë pandemike në Evropë, do të ketë sanksione ndaj atyre që nuk respektojnë masat

Zemaj: Jemi ndër pesë vendet me situatë më të mirë pandemike në Evropë, do të ketë sanksione ndaj atyre që nuk respektojnë masat

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti me të cilin kanë diskutuar rreth situatës me coronavirus në Kosovë e veçanërisht në kryeqytet.

Ministri Zemaj ka thënë se me kryetarin Ahmeti kanë diskutuar për shtim të vigjilencës dhe mbikëqyrjes së zbatimit të masave antiCOVID-19.


“E kemi ndjek një politik të përbashkët në ndërtimin një fronti anë e mbanë Kosovës për luftimin e pandemisë. Po vazhdojmë këtë punë bashkërisht me të gjithë kryetarët e komunave, e posaçërisht me kryeqytetin ku ditëve të fundit jemi përball me një rritje të rasteve pozitive me coronavirus. Biseduam për menaxhim më të mirë të situatës, mbi të gjitha për një vigjilencë dhe dinamikë më të shtuar të mbikëqyrjes në koordinim me inspektorët dhe policinë”, tha Zemaj.

Ahmeti: Nuk jemi të interesuar për karantinë, por nuk do të lejojmë as grumbullime të qytetarëve
Lexo po ashtu Ahmeti: Nuk jemi të interesuar për karantinë, por nuk do të lejojmë as grumbullime të qytetarëve

Ai shtoi se Kosova gjendet në mesin e pesë vendeve të Evropës me situatë më të mirë sa i përket pandemisë COVID-19.

“Jemi një ndër pesë vendet me situatë më të mirë pandemike në Evropë. Jemi në limitet për të hynë në zonën e portokalltë jemi ende në zonën e gjelbër, dhe asnjëherë nuk dëshirojmë të hyjmë në zonën e portokalltë e as të kuqe. Do të intervenojmë aty ku oshtë nevoja, do të ketë sanksione ndaj atyre që nuk i respektojnë masat”, u shpreh Zemaj.

Ministri shtoi se rritja e numrit të rasteve sot është nga mos disiplina individuale dhe se grumbullimi i panevojshëm nuk i konvenon askujt.

“Do të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme qoftë edhe kufizime nëse paraqitet nevoja”, tha Zemaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Sociale
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Kalo në kategori