LAJMI I FUNDIT:

Komentohen emrat e kandidatëve të përfolur për president

Komentohen emrat e kandidatëve të përfolur për president

Analistët në “Debat Plus” kanë komentuar emrat e personave të lakuar si kandidat të mundshëm për të parin e vendit.

Visar Ymeri thotë se LDK-ja ka probleme me Qosjen prej shumë vitesh dhe sipas tij kjo më nuk është surprizë.


“Është interesante sjellja e Arban Abrashit që të le sa më shumë opsione hapur [kur i vendosi vetëm Qosjes vijat e kuqe për president]. Kjo e reflekton disponimin brenda partisë që LDK dëshiron të mbajë pozitën e kryeministrit dhe se janë të gatshëm të votojnë kandidatët tjerë për president”, deklaroi Visar Ymeri, përcjell Telegrafi.

Astrit Gashi thotë se është karakteristike që LDK-ja [Arban Abrashi] për herë të parë nuk vendos vija të kuqe për PDK-në. “Zakonisht LDK-ja vendos vija të kuqe për PDK-në dhe në fund çfarë del, del”, deklaroi Astrit Gashi.

Nga ana tjetër Armend Muja thotë se LDK-ja tashmë e ka zëvendësuar figurën e Hashim Thaçit me atë të Rexhep Qosjes kur vjen në pyetje mobilizimi i elektoratit.

“Rexhep Qosja është e vërtet që ka qenë i ashpër ndaj LDK-së, por në nivel të ideve e jo siç ka qenë Hashim Thaçi…Është e ultë të elektrifikohet elektorati me Rexhep Qosjen. Të bëhet “kokë turku” Qosja për t’iu nënshtruar Hashim Thaçit është e ultë”, deklaroi Armend Muja.

Muja thotë se në bazë të disa zërave për LDK-në nga PDK-ja janë të pranueshëm si kandidatë të mundshëm për president Vlora Çitaku, Hajredin Kuçi e Enver Hoxhaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori