LAJMI I FUNDIT:

Popullsia hebreje ka rënë për 60% në 50 vitet e fundit në Evropë

Popullsia hebreje ka rënë për 60% në 50 vitet e fundit në Evropë

Evropa ka humbur pothuajse 60% të popullsisë së saj hebreje gjatë 50 viteve të fundit, kryesisht si rezultat i rënies së Bashkimit Sovjetik pas së cilës shumë hebrenj u larguan nga Evropa Lindore kur u hapën kufijtë, tregon një studim.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, vetëm rreth 9% e popullatës hebraike globale tani jeton në Evropë, krahasuar me gati 90% në fund të shekullit 19 – por e ngjashme me proporcionin 1000 vjet më parë.


Në total, rreth 1.3 milion hebrenj jetojnë në Evropë në vitin 2020, rreth 0.1% e popullsisë së kontinentit. Dy të tretat e tyre jetojnë në Francë, Britani të Madhe dhe Gjermani.

Shifrat janë në një raport të prodhuar nga Instituti për Kërkime të Politikave Hebraike me qendër në Londër, i cili përpiqet të japë një pasqyrë gjithëpërfshirëse të popullatave hebraike në vendet evropiane.

“Hebrenjtë jo vetëm që kanë qenë një pjesë integrale e historisë dhe kulturës evropiane, por janë në të vërtetë një nga grupet përbërëse më të vjetra dhe origjinale të saj”, thotë raporti.

Midis fundit të shekujve 18 dhe 19, numri i hebrenjve në botë u rrit në më shumë se 10 milionë, dhe u ngjit më tej në 16.5 milionë në prag të Luftës së Dytë Botërore. Por vrasja e 6 milionë hebrenjve në Holokaust e uli popullsinë globale në rreth 11 milionë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori