Gati pesë muaj pasi avionët ushtarakë sllovenë dhe amerikanë fluturuan mbi Slloveni për nder të personelit mjekësor në vijën e parë, situata në këtë vend është shumë më e keqe sesa gjatë valës së parë të pandemisë
Shkofja Loka është një qytet i vogël me pothuajse 12.000 banorë në veriperëndim të kryeqytetit, Lubljanë.
Sipas statistikave zyrtare, 348 njerëz në bashki janë infektuar me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.
Në qendrën lokale të të verbërve, të dëmtuarve në shikim dhe të moshuarve, më shumë se 30 banorë janë infektuar. Qendra ka mungesë të madhe personeli, me dhjetë punonjës të infektuar me virusin.
Ndërsa spitalet në të gjithë vendin po arrijnë në limitet e kapacitetit të tyre, qendra në Shkofja Loka vendosi, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, Familjes, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, të krijojnë një të ashtuquajtur “zonë të kuqe” për banorët e infektuar në një zonë pranë një palestre të një shkolle fillore.
Këtu, nën rrathët e basketbollit, stafi ngriti mure ndarëse të lëvizshme dhe vendosi shtretër në përgatitje për ardhjen e 45 banorëve.
“Në fakt është një hapësirë e përshtatshme, por ato nuk e ngrohin shkollën fillore gjatë natës, kështu që na u desh të merrnim batanije shtesë për banorët natën e parë. Ne e zgjidhëm problemin menjëherë mëngjesin tjetër,” thotë Silva Koshnjek, drejtoreshë të qendrës, duke folur për televizionin publik RTV Sllovenia.
Dyfishimi i rasteve të reja
Sidoqoftë, disa të afërm nuk ishin të kënaqur për transferimin e të afërmve të tyre në palestër, e cila është e pajisur me tualete dhe dush.
Koshnjek thotë: “Ne u kërkuam të afërmve të mirëkuptonin lëvizjen. Përndryshe, do të ishte më mirë që prindërit e tyre të ishin në shtëpi. Ne nuk e dimë se cila do të ishte alternativa”.
Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Slloveni është dyfishuar brenda një jave. Të martën (13.10) opinioni publik u trondit kur mësoi se 707 raste të reja ishin regjistruar një ditë më parë. Një javë më vonë, më 20 tetor, u regjistruan 1.503 raste të reja dhe u kryen 5.891 teste. Rreth 313 vetë kishin nevojë për kujdes spitalor; 55 ishin nën kujdesin intensiv. Brenda një jave, 29 vetë ndërruan jetë.
Epidemi për herë të dytë
Më 19 tetor, qeveria sllovene shpalli një epidemi për herë të dytë sivjet, këtë herë për 30 ditë.
Gjithashtu vendosi ndalim-qarkullimin nga ora 21:00 deri në 6 të mëngjesit
Jo të gjithë ishin dakord me urdhrin dhe në orën 21:00 në mbrëmjen e parë të ndalim-qarkullimit, një grup i vogël prej rreth 50 protestuesish dolën në shesh në Maribor, qyteti i dytë i Sllovenisë, për të shprehur indinjatën e tyre. Kryeministri Janez Jansha nga partia më e madhe e koalicionit SDS ishte si gjithmonë i drejtpërdrejtë në përgjigjen e tij në Twitter: “Bëhuni serioz!”
Plani i ri i veprimit i qeverisë
Në fillim të tetorit, qeveria paraqiti një plan veprimi bazuar në kapacitetin e sistemit shëndetësor slloven, duke ndarë kriteret në numrin e infeksioneve të zbuluara çdo ditë, numrin e pacientëve në spitale dhe numrin e pacientëve në kujdes intensiv.
Aktualisht, të gjitha rajonet përveç “Obalna” (bregdeti Adriatik në qytetin Koper) janë në një “zonë të kuqe” që do të thotë se të gjitha pub-et, baret dhe restorantet janë të mbyllura, përveç atyre që shpërndajnë ushqim dhe pije. Palestrat janë gjithashtu të mbyllura dhe aktivitetet sportive janë të ndaluara për të gjithë, përveç atletëve profesionistë. Me disa përjashtime, njerëzit nuk lejohen të kalojnë nga një rajon statistikor në një tjetër përveçse kur udhëtojnë për të punuar, për të kërkuar kujdes mjekësor urgjent dhe disa përjashtime të tjera. Të njëjtat rregulla zbatohen për udhëtimet përtej kufijve kombëtarë.
Kufizimet dhe përjashtimet
Të gjitha ceremonitë fetare, dasmat dhe eventet janë ndaluar. Transporti publik ende po funksionon në përputhje me rregullat e qeverisë. Dyqanet dhe qendrat tregtare mbeten të hapura. Maskat janë të detyrueshme si brenda ashtu edhe në hapësirat publike në të gjithë vendin. Takimet në grup me maksimumi gjashtë persona lejohen me përjashtim të atyre që jetojnë në të njëjtën shtëpi.
Qeveria po i inkurajon njerëzit të punojnë nga shtëpia. Shumica e fëmijëve të shkollës po ndjekin shkollën nga shtëpia, me përjashtim të atyre në shkollat fillore deri në klasën e 5-të.
Sistemi shëndetësor nën vëzhgim
Pandemia e coronavirusit ka ndezur një reagim të ashpër mbi gjendjen e sistemit të kujdesit shëndetësor slloven, i cili ka qenë në gjendje të keqe për shumë vite.
“Edhe në Slloveni, ne do të duhet të bëjmë diçka në lidhje me infrastrukturën e kujdesit shëndetësor,” tha Dr Vojko Flis, drejtori i përgjithshëm i Qendrës Mjekësore Universitare Maribor për Radio Slloveninë.
“Të gjitha spitalet tona janë në ndërtesa relativisht të vjetra. Në të njëjtën kohë, ne nuk kemi ndërtesa të përshtatshme për akomodimin e pacientëve që mund të përhapin sëmundje të rënda infektive”.
Flis vijoi duke thënë, se situata duhet të adresohet midis pandemive, duke shtuar se “nëse ne vërtet bëjmë diçka është, natyrisht, një histori tjetër”.
Punonjësit e shërbimit mjekësor të mbingarkuar
Si kudo tjetër në Evropë, ka histori të përditshme të punonjësve të mbingarkuar të kujdesit shëndetësor slloven në media. Sipas projektit statistikor joqeveritar slloven “Covid Follower”, kishte 8.860 raste aktive në Slloveni që nga 20 tetori, 5-10 përqind e të cilave mendohet të jenë punonjës të kujdesit shëndetësor. Sipas Dr Flis, punonjësit vuajnë nga tensioni mendor edhe më shumë sesa lodhja fizike.
Shkalla e incidencës 14-ditore për 100.000 popullsi për Slloveninë është rritur në 423, gjë që e vendos vendin në vendin e pestë në Bashkimin Evropian. Që nga fillimi i pandemisë, 202 vetë në vend kanë vdekur nga COVID-19. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A do të votohen të emëruarit e Trumpit – çka na tregon e kaluara e Senatit?
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Arsyeja pse Trump mund ta shkarkojë drejtorin e FBI-së, të cilin e kishte punësuar vetë dikur
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Dimri po vjen: Çmimet e paqëndrueshme të energjisë do të kthehen në Evropë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj