LAJMI I FUNDIT:

U infektuan i gjithë ekipi i Genoas me COVID-19, por jo edhe Badelj – Kroati zbulon se e kishte kaluar coronavirusin pa dijeninë e tij

U infektuan i gjithë ekipi i Genoas me COVID-19, por jo edhe Badelj – Kroati zbulon se e kishte kaluar coronavirusin pa dijeninë e tij

Milan Badelj zbuloi se ai me të vërtetë u infektua me Covid-19 në Fiorentina dhe thotë se shpreson që askush tjetër të mos e përjetojë atë që i ndodhi skuadrës së tij të tanishme, Genoas.

Genoa kishte një shpërthim masiv në fund të shtatorit me 22 raste të konfirmuara të Covid-19 midis lojtarëve dhe anëtarëve të stafit.


Njëri nga lojtarët që nuk u infektua është kroati Badelj, i cili zbulon se pas testimeve të bëra doli se posedon antitrupa, ndërsa shtoi se e ka kaluar infektimin.

Vazhdon situata e rënduar te Genoa: 17 lojtarë të infektuar me COVID-19
Lexo po ashtu Vazhdon situata e rënduar te Genoa: 17 lojtarë të infektuar me COVID-19

“Isha goxha i qetë. Me siguri e kisha Covidin në mars kur isha në Firence. Nuk e bëra testin atëherë, por testi i gjakut që bëra më pas tregoi se kam antitrupa”, ka thënë fillimisht Badelj për Il Secolo XIX.

Badelj në sezonin e fundit ishte te Fiorentina

“Ndihesha i qetë, megjithëse i mora të gjitha masat paraprake për respekt për shokët e mi të skuadrës dhe sepse kurrë nuk e dini çfarë ndodh”.

“Në mars dhe prill kishte shumë lojtarë të infektuar [në Fiorentina]. Pastaj, natyrisht, nuk u pamë dhe u kthyem në fushë shumë kohë më vonë”.

Badelj momentalisht te Genoa

“Ndjenjat janë të njëjta tani. Ne e gjetëm veten këtu pa mundur të stërvitemi, me shumë djem në shtëpi”.

“Për fat të mirë, pothuajse të gjithë janë asimptomatik. Shpresoj që asnjë ekip tjetër të mos e përjetojë atë që na ndodhi”, përfundoi kroati. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori