LAJMI I FUNDIT:

Danezi që kishte copëtuar trupin e gazetares arratiset nga burgu, nuk iu desh shumë kohë policisë në Kopenhagë për ta kapur sërish

Danezi që kishte copëtuar trupin e gazetares arratiset nga burgu, nuk iu desh shumë kohë policisë në Kopenhagë për ta kapur sërish

Danezi Peter Madsen, i dënuar për torturim dhe vrasjen e gazetares Kim Val në nëndetëse, ka arritur të arratiset nga një burg në Kopenhagë ku vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

Megjithatë, forcave të rendit nuk i është dashur shumë kohë për ta kapur sërish dhe e rikthyer në qelinë e burgut, transmeton Telegrafi.

Tabloidi Ekstra Bladet ka publikuar pamjet e Peter Madsenit duke qëndruar i ulur në një zonë të gjelbëruar dhe duart i mbante pas shpine, derisa policia qëndronte jolarg tij.


Në anën tjetër policia ka njoftuar se e kanë arrestuar, dhe se hetues të shumtë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të mësuar më shumë detaje rreth arratisjes së tij.

Madsen në vitin 2018 ishte dënuar në qytetin e Kopenhagës me burgim të përjetshëm për vrasjen e Kim Val, gazetares 30-vjeçare nga Suedia të cilën në vitin 2017 e futi në një nëndetëse, duke i premtuar kinse do t’i japë një intervistë.

Ai e kishte prerë trupin e saj dhe më pas e kishte hedhur në det. E Madsen fillimisht kishte mohuar pretendimet se e ka vrarë Valovën. Ai madje thoshte se ajo ka vdekur krejt papritmas në nëndetëse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Kalo në kategori