LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Kopenhagës, Frank Jensen jep dorëheqje shkaku i akuzave për ngacmim seksual

Kryetari i Kopenhagës, Frank Jensen jep dorëheqje shkaku i akuzave për ngacmim seksual

Kryetari i Komunës së Kopenhagës ka dhënë dorëheqje me efekt të menjëhershëm pasi po akuzohet për ngacmim seksual.

Frank Jensen, i cili kishte shërbyer si kryebashkiak që nga viti 2010, gjithashtu dha dorëheqje nga pozicioni si deputet i Partisë Social Demokrate në qeverisje të Danimarkës.


Dorëheqja erdhi pasi dy gra, përfshirë një ish punonjës të partisë, përshkruan se ishin ngacmuar seksualisht nga Jensen në vitin 2012 dhe 2017, raporton euronews.

Të dy incidentet u tha se kishin ndodhur në një ngjarje shoqërore dhe e përfshinin Jensenin duke ngacmuar gratë kundër vullnetit të tyre.

Në një postim në Facebook, Jensen u kërkoi falje grave që kishte ngacmuar dhe u zotua se do të jetë pjesë e një shoqërie të ndryshme të Danimarkës.

“Unë vetë kam qenë pjesë e një kulture të keqe, jo të shëndetshme, por edhe të vjetër dhe të rrënjosur në partinë tonë”, shkroi ai.

Ndryshe, zgjedhjet e ardhshme komunale në shtetin danez do të mbahen në nëntor të vitit 2021. /Telegrafi/

Jeg husker præcist, hvor jeg var, og hvad jeg tænkte første gang jeg i radioen hørte Sofie Lindes stærke tale ved Zulu…

Posted by Frank Jensen on Sunday, October 18, 2020

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori