Shkrimtari dhe publicisti, Veton Surroi ka reaguar ndaj deklaratave të Emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke kërkuar që të mos fajësohet ai për deklaratat e ndërrimit të Kushtetutës, pasi sipas Surroit Lajçak po konstaton gjendjen faktike të trashëguar nga marrëveshjet e nënshkruara mes kryeministrave të Kosovës dhe kryeministrit e presidentit të Serbisë në Bruksel.
Përmes një postimi në Facebook, Surroi ka thënë se “Gjendja mund dhe duhet të tejkalohet, por kërkon maturi, diplomaci dhe unitet”.
“Formulimin se do ndryshuar Kushtetuta nuk e ka bërë Lajçaku. E kanë bërë nënshkruesi i Marrëveshjes së vitit 2013 dhe Kuvendi i Kosovës, me dy të tretat e votave të veta. Ky është tashmë problem evident (dhe i radhës) për Kosovën , dhe nuk zgjidhet duke hedhur dru mbi Lajçakun apo ndërmjetësit e mëhershëm. Nuk zgjidhet as duke hedhur dru mbi njëri tjetrin në Kosovë”, shkruan Surroi.
Postimi i plotë:
MOS E FAJËSONI LAJÇAKUN
Nuk i bën mirë vendit që brengosja kolektive me negociatat me Serbinë të transformohet në energji negative drejtuar lehtësuesit evropian M.Lajçak. Ai po konstaton gjendjen faktike të trashëguar nga marrëveshjet e nënshkruara mes kryeministrave të Kosovës dhe kryeministrit e presidentit të Serbisë në Bruksel. Gjendja faktike është kjo:
- Kryeministri i Kosovës (Thaçi) ka nënshkruar në prill të vitit 2013 marrëveshjen për themelimin e Bashkësisë së komunave serbe. Dokumenti i nënshkruar parasheh një rrafsh të tretë të pushtetit.
- Kryeministri i Kosovës dhe ekipi i tij negociator poashtu kanë nënshkruar planin për zbatimin e marrëveshjes. Elementi i parë i zbatimit është “adaptimi i kornizave juridike” në mënyrë që obligimet e marra të zbatohen. Kjo do të thotë se Kosova ka pranuar se duhet ta ndryshojë kornizën e vet juridike në mënyrë që të futet Bashkësia e komunave serbe në të.
- Kuvendi i Kosovës me votën e dy të tretave të deputetëve të tij e ka ratifikuar këtë marrëveshje; pra ka ratifikuar obligimin e marrë nga Thaçi për themelimin e Bashkësisë së komunave serbe si rrafsh i tretë i pushtetit , mes atij qendror dhe atij vendor.
- Kryeministri i Kosovës (Mustafa) , në bazë të obligimeve të pranuara nga kryeministri paraprak dhe nga Kuvendi i Kosovës ka nënshkruar më 2015 një marrëveshje që është në vijimësi të asaj të vitit 2013, e që përshkruan parimet e ndërtimit të autonomisë territoriale të serbëve në Kosovë.
Formulimin se do ndryshuar Kushtetuta nuk e ka bërë Lajçaku. E kanë bërë nënshkruesi i Marrëveshjes së vitit 2013 dhe Kuvendi i Kosovës, me dy të tretat e votave të veta.
Ky është tashmë problem evident (dhe i radhës) për Kosovën , dhe nuk zgjidhet duke hedhur dru mbi Lajçakun apo ndërmjetësit e mëhershëm. Nuk zgjidhet as duke hedhur dru mbi njëri tjetrin në Kosovë.
Gjendja mund dhe duhet të tejkalohet, por kërkon maturi, diplomaci dhe unitet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje