LAJMI I FUNDIT:

Florent Hadergjonaj mposht kundërshtarin serb, UEFA zgjedh golin e tij më të mirin e raundit në Ligën e Kombeve

Florent Hadergjonaj mposht kundërshtarin serb, UEFA zgjedh golin e tij më të mirin e raundit në Ligën e Kombeve

Florent Hadergjonaj ka fituar çmimin për golin më të mirë të raundit në Ligën e Kombeve, pas supergolit ndaj Maqedonisë së Veriut.

Përfaqësuesja e Kosovës u mposht javën e kaluar nga Maqedonia e Veriut në Shkup me rezultat 2-1 në ndeshjen gjysmëfinale të ‘Play-Offit’ për kualifikim në Euro 2020.


Goli i vetëm për ekipin e Bernard Challandes u shënua nga mbrojtësi i djathtë, Florent Hadergjonaj, i cili shënoi një gol të bukur me parabolë në minutën e 29-të.

Hadergjonaj ka nevojë për votat tuaja, UEFA e vendos në garë me futbollistin serb për golin më të mirë të javës
Lexo po ashtu Hadergjonaj ka nevojë për votat tuaja, UEFA e vendos në garë me futbollistin serb për golin më të mirë të javës

Ky gol i djaloshit nga Deçani nuk mbeti pa u vlerësuar nga UEFA, e cila me votat nga e gjithë bota vendosi ta zgjedh si ‘Golin më të mirë të raundit’ në Ligën e Kombeve.

Festa pas golit ndaj Maqedonisë së Veriut

Hadergjonaj në këtë garë mposhti edhe rivalin e tij të ekipit të Serbisë, Sergej Milinkovic-Savic me golin e shënuar nga Norvegjisë.

Në garë ishte edhe Gylfi Sigurdsson me golin e tij ndaj Rumanisë dhe Mathias Normann me golin ndaj Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori