LAJMI I FUNDIT:

Si të dukeni bukur dhe komode në ditët me shi

Si të dukeni bukur dhe komode në ditët me shi

Aplikacioni i motit na e ka thjeshtëzuar jetën e përditshme. Tani nuk ndodh shpesh që shiu të na zërë në befasi, pa çadër në çantë dhe pa këpucët e duhura

Duket se këto ditë shiu do të bëhen pjesë e jona, kështu që duhet të mendojmë se si të krijojmë pamjen perfekte dhe komode për një ditë me shi.

Disa rregulla kryesore që duhen mbajtur parasysh janë: jo atlete prej rrobe, të cilat mund të jenë super-thithëse, shtoni veshjet me ngjyra të lehta dhe përdorni sa më shumë xhaketat e lëkurës ose një material tjetër që nuk e depërton ujin.


Për ta zgjidhur këtë dilemë të ditës, këtu kemi mbledhur disa veshje së bashku me disa këshilla që do ju hyjnë në punë në këto ditë me shi.

Për një stil ‘casual’ mund të zgjidhni xhinset me fund të gjerë, të kombinuara me çizmet e gjata deri tek kyçi i këmbës.

Nëse temperaturat bien, por ju nuk u ndaheni fustaneve, mund të provoni këtë stil të veçantë, që jo të gjithë guxojnë ta bëjnë.

Në mënyrë instiktive, kur bëhet fjalë për pantallonat e shkurtra, i mendojmë ato të kombinuara me atlete ose sandale. Por kambalet janë një alternativë e këndshme për t’i kombinuar dhe për t’i mbrojtur këmbët nga pellgjet me ujë.

Në një ditë të zymtë duhet të zgjidhni rroba të ndritshme dhe më e rëndësishmja, zgjidhni ngjyrat e lehta. Duke qenë se në këto ditë ndihemi më të plogësht, rrobat që zgjedhim duhet të na gjallërojnë.

Pantallonat komode që keni, të cilat janë më pranverore, mund t’i përdorni dhe në këtë sezon. Të kombinuara me një pallto të gjatë dhe me çizme me zinxhirë.

Këpucët e shiut nuk duhet të mungojnë në gardërobën tuaj. Ato janë tepër komode në këtë lloj gjatësie dhe janë më të kombinueshme në ngjyrë të errët, shkruan Class.

Në përgjithësi, vajzat i urrejnë ditët me shi, pasi modeli i tyre i flokëve nuk mund t’i mbijetojë lagështirës. Një kapele e tillë mund të jetë zgjidhje për ju. Përveçse do të dukeni stil, do të ruani dhe flokët tuaj të stiluar.

Pa dyshim që thjeshtësia është ‘qershia mbi tortë’. Një fustan njëngjyrësh, i kombinuar me çizme dhe më pas sipër mund të vishni xhup, triko, xhaketë, pallto etj. Gjithashtu, mund ta kombinoni me çfarëdolloj aksesori që dëshironi, në bazë të aktivitetit që keni gjatë ditës. /Telegrafi/