LAJMI I FUNDIT:

Vetëm pa panik: Çfarë të bëni kur fëmija vjell?

Vetëm pa panik: Çfarë të bëni kur fëmija vjell?

Vjellja te bebet është dukuri krejtësisht normale

Lukthi sapo përshtatet me mënyrën e re të ushqimit, mirëpo ndonjëherë bebet edhe hanë tepër, andaj thjesht e nxjerrin tepricën e ushqimit, transmeton Telegrafi.


Vjellja shfaqet kryesisht nga muaji i dytë deri në muajin e katërt. Vjellja te bebet ndonjëherë shfaqet menjëherë pas racionit, mirëpo ndonjëherë madje mund të kalojnë edhe një deri në dy orë, para se bebja të vjellë.

Kryesisht vjellja shfaqet në muajin e dytë dhe zgjat deri në muajin e katërt derisa sistemi i tretjes të piqet fiziologjikisht. Kur në meny ushqimi është i fortë, vjellja rrallohet, ndërkaq zhduket krejtësisht rreth muajit të shtatë.

Këshilla për zvogëlim të vjelljes

Ushqimi me qumësht nëne është preventivë e shkëlqyeshme, bebet e ushqyera me qumësht nëne më pak vjellin.

Bëhuni të kujdesshëm kur bebja të përfundojë tërësisht racionin, mos ndërprisni ushqimin me qumësht nëne, sepse ndërprerja nganjëherë mund të shkaktojë vjellje.

Pozita në anën e majtë është treguar që redukton refluksin, si edhe pozita në barkë, mirëpo kjo pozitë këshillohet vetëm kur bebja është e zgjuar dhe nën kujdes.

Lejoni bebes të flejë në gjirin tuaj

Mos e ngarkoni tepër lukthin e bebes. Ushqejeni beben sa më shpesh. Mos e ushqeni beben në pozitën e shtrirë.

Ushqejeni beben në pozitën gjysmë të ngritur. Pas ushqimit mos e lëvizni vrullshëm bebe. Pas racionit beben dyzet minuta mbajeni në pozitë vertikale, të mbështetur në supin tuaj.

Beben ngrijeni që të gromësijë edhe disa herë gjatë ushqimi. Mos i jepni bebes lëngje të agrumeve. Jepni bebes ushqim të dendur – filloni me një lugë të vogël drithërash orizore në çdo shishe qumësht.

Nëse bebja nuk thith, tretmani më i mirë është ushqimi me formulën e adaptuar të dendësisë më të madhe. Shmangni lojën me beben pas racionit. /Telegrafi/