LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Pejës, mamografia do të jetë falas gjatë tetorit

Në Spitalin e Pejës, mamografia do të jetë falas gjatë tetorit

Tetori, shënon muajin që i dedikohet diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit. Në spitalin rajonal të Pejës po ofrohet shërbimi falas për mamografi. Një veprim i tillë, është mirëpritur nga shumë paciente.

Diagnostikimi me kohë është zgjidhja më e mirë e parandalimit të kancerit të gjirit.


Gjatë këtij muaji, apo siç, njihet si tetori rozë, në spitalin rajonal të Pejës të gjitha pacientet kanë mundësi të kryejnë falas shërbimet për mamografi, raporton RTV Dukagjini.

Xhemile Mazreku për herë të parë është duke realizuar një vizitë  të tillë dhe thotë se është jashtëzakonisht mirë që po ju ndihmohet grave në këtë aspekt, përcjell Telegrafi.

“Shumë mirë po na ndihmon. Kjo është e domosdoshme për të ardhur e për ta bërë një vizitë”, shprehet pacientja Xhemile Mazreku.

Ndërsa, kryetekniku i repartit të radiologjisë, Sami Bushati thotë se zakonisht gjatë muajit tetor kanë më shumë termine. Por, siç thotë ai, po mundohen të menaxhojnë situatën.

“Për shkak të pandemisë numrin e pacientëve e kemi reduktuar. Në këtë kohë kemi pranuar 2-3 pacientë gjatë ditës. Pacientët i kemi njoftuar se duhet t’i respektojnë masat e përgjithshme të pandemisë”, deklaroi për RTV Dukagjinin Sami Bushati.

Nexhib Shatri, radiolog në Spitalin Rajonal të Pejës, shprehet se edhe gjatë pandemisë ia kanë dalë që t’i trajtojnë rastet, duke evituar krijimin e listave të gjata të pritjes nga pacientet.

“Me mamografi ekzaminimet janë kryer në masë më të vogël për shkak të pandemisë. Pavarësisht kësaj edhe këtë vit ia kemi dalë që të kryejmë ekzaminimet mamografike…Është bërë një planifikim që pacientët të cilët kanë nevojë të vijnë në kohë të caktuara”, deklaroi radiologu Nexhib Shatri.

Ai shtoi se të gjithë pacientët që kanë nevojë për mamografi janë të mirëpritur gjatë tërë muajit në spitalin regjional të Pejës./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori