LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person, dyshohet se shtiu me armë zjarri në Bërnicë të Prishtinës

Arrestohet një person, dyshohet se shtiu me armë zjarri në Bërnicë të Prishtinës

Të shtëna me armë zjarri ka pasur ditë më parë në fshatin Bërnicë të Prishtinës, lidhur me rastin Policia ka arrestuar sot një person.

Policia bën të ditur se personi dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri pas një zënkë që ka pasur me disa persona tjerë.

“Në bazë të hetimeve paraprake, të njëjtit kanë qenë duke ngarë biçikletat në atë zonë dhe në afërsi të shkollës fillore kanë hasur në një grup personash me të cilët kanë pasur një zënkë të çastit. Pala ankuese dyshohet se kanë ekspozuar mjete të mbrehta (thika), kurse njëri nga të dyshuarit ka ekspozuar një armë (pistoletë). Të dyshuarit janë larguar nga aty dhe dyshohet se në largim e sipër dyshohet se kanë shtënë një herë me armë në ajër”, thuhet në njoftim.


Njoftimi i plotë:

“Më 03.10.2020, në ora 19:20, në fshatin Bërnicë e Poshtme-Prishtinë, ka ndodhur një rast ku ka pasur një të shtënë me armë. Policia atë mbrëmje ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku ka intervistuar në cilësi të ankuesit dy persona, meshkuj kosovarë, të moshës 19 dhe 20 vjeçare.

Hetuesit policorë, e kanë trajtuar rastin dhe pas një punë intensive hetimore sot, më 07.10.2020, kanë arritur t’i identifikojnë dy persona meshkuj kosovarë të moshës 17 dhe 18 vjeçar, të cilët kanë qenë të përfshirë në rast.

Në bazë të hetimeve paraprake, të njëjtit kanë qenë duke ngarë biçikletat në atë zonë dhe në afërsi të shkollës fillore kanë hasur në një grup personash me të cilët kanë pasur një zënkë të çastit. Pala ankuese dyshohet se kanë ekspozuar mjete të mbrehta (thika), kurse njëri nga të dyshuarit ka ekspozuar një armë (pistoletë). Të dyshuarit janë larguar nga aty dhe dyshohet se në largim e sipër dyshohet se kanë shtënë një herë me armë në ajër.

Nga rezultatet e hetimeve të deritanishme, nuk kanë pasur probleme të mëhershme mes personave të përfshirë në rast dhe se incidenti ka qenë një mosmarrëveshje e çastit.

Pas, intervistimit të dy personave të përfshirë në rast, me aktvendim të prokurorit, njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje prej 48 orëve, përderisa arma e zjarrit është konfiskuar”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Lajme
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Lajme
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme

"Politika për barazi, jo paga për riprodhim", aksion simbolik me tym të kuq para Kuvendit të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori