LAJMI I FUNDIT:

Thaçi nënshkruan dekretin për largimin e Vlora Çitakut nga Washingtoni

Thaçi nënshkruan dekretin për largimin e Vlora Çitakut nga Washingtoni

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nënshkruar dekretin për tërheqjen e ambasadores Vlora Çitaku nga misioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në dekretin që e ka siguruar Telegrafi, shkruan se Presidenti Thaçi më 2 tetor ka urdhëruar largimin e ambasadores së deritanishme nga misioni në SHBA.

“Urdhërohet tërheqja e znj. Vlora Çitaku nga pozita e Ambasadores/Shefes së Misionit diplomatik të Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me seli në Washington”, thuhet në dekretin e Presidentit.


Ndërkaq më 24 shtator 2020, Çitaku përmes një letre kishte kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi që ta lirojë nga detyra e ambasadores në SHBA.

“Duke shprehur konsideratën më të lartë për ju dhe institucionet e Republikës së Kosovës, përmes kësaj letre kërkoj të lirohem nga detyra si Ambasadore e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në letrën e ambasadores Çitaku drejtuar presidentit Thaçi.

Çitaku në këtë letër shkruan se ka qenë nder për të përfaqësimi i Kosovës për më shumë se pesë vite në SHBA, shkruan Telegrafi.

Çitaku ishte shkarkuar nga ky mision nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. Së fundmi emri i Vlora Çitakut është përmendur në skandalin për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Xhamajka.

Presidenti Thaçi kishte deklaruar se nga ambasadorja Çitaku ka marrë lajmin për njohjen nga Xhamajka, mirëpo i menjëhershëm ishte reagimi i përfaqësuesve të këtij shteti, i cili tha që ky lajm nuk është i vërtetë.

Megjithatë, ambasadorja ka qenë e vlerësuar për përfaqësimin në ShBA dhe sidomos për fjalimet në Këshillin e Sigurimit ku asaj iu desh të përballet me Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Përpara se të bëhej ambasadore, Çitaku kishte qenë zëvendës ministre e Punëve të Jashtme gjatë viteve 2007 deri në vitin 2009,  ndërsa nga viti 2009 deri në vitin 2010 kishe qenë Ministre në detyrë e Punëve të Jashtme. Ndërsa nga viti 2010 deri në vitin 2014 ishte ministre e Integrimeve Evropiane.

Nga viti 2013 deri në vitin 2014, Çitaku kishte qenë kryenegociatore për Marrëveshjen e Stabilizim- Asocimit. Ndërsa ambasadore e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ishte emëruar më 6 janar të vitit 2015. Vlora Çitaku do të qëndrojë në Washington deri në emërimin e ambasadorit të ri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori