LAJMI I FUNDIT:

Herolind Shala: Ndeshje e rëndësishme për ne, bashkë ia dalim

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala, ka folur para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut, duke thënë së është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne.  

Ndeshja e vlefshme për gjysmëfinalen e play-offit të Ligës së Kombeve e pret Kosovën me disa mungesa, por Shala thotë se e kanë analizuar kundërshtarin.


“Normalisht është ndeshje e rëndësishme për neve. Si për shtetin ashtu edhe për kombëtaren. Pritet të jetë një ndeshje shumë e mirë”.

“Është me rëndësi të fitojmë dhe të shkojmë në raundin tjetër, në finale”.

Ai tutje u pyet për Maqedoninë, që sipas tij kanë cilësi, janë ekip i ri, por me eksperience të madhe.

“Ka lojtar me cilësi, ekip i mirë, i ri, kanë kualitet dhe eksperiencë. I kemi bërë analizat. Pritet që ne të përgatitemi  sa më mirë dhe të jemi gati për ndeshje”

“Na duhet përkrahje dhe pozitiviteti dhe bashkë ia dalim”, ka thënë Shala në konferencë për media.

Ndeshja mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut zhvillohet të enjten nga ora 20:45 në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Ndërkombëtare
E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori