LAJMI I FUNDIT:

Biden: Trumpi pasi u infektua me virus, nuk u bë shembull për amerikanët

Biden: Trumpi pasi u infektua me virus, nuk u bë shembull për amerikanët

I nominuari për president i Partisë Demokratike, Joe Biden ka kritikuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump për minimizimin e ashpërsisë së coronavirusit, duke thënë se ka “shumë për t’u shqetësuar”.

Ai tha se republikani duhet të kishte marrë “mësimin e duhur” rreth maskave dhe distancimit shoqëror. Kjo erdhi pasi Trumpi u tha amerikanëve të mos kishin frikë nga COVID-19, raporton BBC.

Ai është kthyer në Shtëpinë e Bardhë për të vazhduar trajtimin pas një qëndrimi tre-ditor në një spital ushtarak të Marylandit, ku po trajtohej për coronavirus, transmeton Telegrafi.


Duke folur në një ngjarje në Miami, Florida, Biden tha se ndihet “i lumtur” që presidenti po e merrte veten.

Por, ai tha se “shpresoja që presidenti, pasi kishte kaluar atë që kaloi…do t’i komunikonte mësimin e duhur popullit amerikan. Maskat kanë rëndësi”.

“E vetmja gjë që dëgjova ishte një nga cicërimat që thoshte se, e dini, mos u shqetësoni aq shumë për të gjithë këtë. Ka shumë për t’u shqetësuar. Mbi 210 mijë njerëz kanë vdekur”, shtoi ai.

Diagnostikimi i ka ndërprerë fushatën Trumpit për një mandat të dytë në detyrë, më pak se një muaj para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Ndryshe, SHBA-ja deri më tani ka konfirmuar se 7,49 milionë njerëz janë infektuar me virus gjersa kanë ndërruar jetë 210 mijë persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Botë
Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë

Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë

Botë
Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu:

Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu: "Turp për ta"

Botë

"Kur dashuria bëhet akt heroik", nëna notoi tre kilometra për të shpëtuar vajzën nga përmbytjet në Bosnje

Bosnja
Ngjarje e tmerrshme në Marsejë, një adoleshent francez “u godit 50 herë me thikë” dhe më pas u dogj i gjallë

Ngjarje e tmerrshme në Marsejë, një adoleshent francez “u godit 50 herë me thikë” dhe më pas u dogj i gjallë

Evropa
Kalo në kategori