LAJMI I FUNDIT:

Pioli i lumtur me kualifikimin e Milanit në Ligën e Evropës: Asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë

Pioli i lumtur me kualifikimin e Milanit në Ligën e Evropës: Asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë

Stefano Pioli e ka pranuar se ai ‘kurrë nuk ka parë diçka të tillë’ kaq epike me 24 penallti të goditura që lejuan Milanin të kalonte Rio Aven dhe të kualifikohej për në grupet e Ligës së Evropës.

Milani kaloi në epërsi në Portugali përmes Alexis Saelemaekers, por u tërhoqën prapa dhe pësuan golin e barazimit, ndërsa pranuan golin e disavantazhit në fillimin e pjesës së parë të kohës shtesë.

Hakan Calhanoglu u përkujdes me një gol të vonshëm të barazoj shifrat në 2-2 dhe drama e penalltive bëri që Milani të kualifikohet tutje.


“Është e vështirë të kontrollosh emocionet e tua në një situatë të tillë, sepse ne kaluam nga mundësia e fitores në humbjen e mundshme sa hap e mbyll sytë”, ka thënë fillimisht Pioli pas ndeshjes.

“Kjo është edhe arsyeja pse ata thonë se një gjuajtje penalltish është një lotari. Ne mendërisht mbajtëm durimin, pasi jemi një skuadër e re dhe nuk ishte aspak e lehtë të mbanim atë grindje dhe të provonim se mund të vuanim për rezultatin”.

“Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë, por ky është futbolli. Mendoj se kemi bërë mjaft mirë në lojë dhe thjesht kemi lejuar që të befasohemi nga goli”.

“Në karrierën time, unë humba një Finale të Coppa Italia për shkak të një goditjeje të tillë. Penaltitë janë një lotari, por djemtë e meritonin kualifikimin për përpjekjet e tyre”, përfundoi trajneri i Milanit. /Telegrafi/

https://twitter.com/FTTV10/status/1311789375991222277

Në trend Sport

Më shumë
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë

Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë

Përfaqësueset
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025

Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025

La Liga
Red Bull do ta blejë një klub tjetër pak orë pasi konfirmuan Jurgen Kloppin

Red Bull do ta blejë një klub tjetër pak orë pasi konfirmuan Jurgen Kloppin

Ndërkombëtare
Rudiger emëron lojtarin më të nënvlerësuar në histori të futbollit

Rudiger emëron lojtarin më të nënvlerësuar në histori të futbollit

Premier League
Respekti mes Modric dhe Iniestas iu bën përshtypje tifozëve

Respekti mes Modric dhe Iniestas iu bën përshtypje tifozëve

La Liga
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand

Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand

Premier League
Kalo në kategori