Qentë janë trajnuar për të zbuluar një sërë sëmundjesh tek njerëzit, nga Parkinsoni te kanceri. Tani, studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar po i trajnojnë ata të nuhasin COVID-19.
Pandemia COVID-19 vazhdon të bëj kërdi në mbarë botën, duke vrarë qindra mijëra njerëz dhe duke shkaktuar probleme të mëdha ekonomike dhe shoqërore.
Por, ka një lajm të mirë mes gjithë shkatërrimit dhe errësirës. Së bashku me përparimet e bëra drejt trajtimeve dhe vaksinave, hulumtimet në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se qentë mund të bëhen një aset i vlefshëm kur bëhet fjalë për zbulimin e sëmundjes tek njerëzit, edhe kur këta të fundit janë asimptomatikë.
Kërkimi amerikan dhe “Super Six”
Sëmundje të caktuara kanë erë specifike, kështu që qentë e zbulimit mjekësor janë ekspertë kur bëhet fjalë për identifikimin e aromave unike, si dhe ndryshimet e temperaturës së lëkurës.
Një organizatë bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar me emrin ‘Dog Detection Medical’ do të fillojë të trajnojë një ekip prej gjashtë qensh, disa prej të cilëve tashmë janë qen detektorë, për të nuhatur COVID-19. Mendimi u propozua për herë të parë në mars dhe pritet të fillojë në fillim të qershorit. Të quajtur “Super Six” emrat e qenve janë: Norman, Digby, Storm, Star, Jasper dhe Asher, shkruan Animal Wellness Magazine.
Bamirësia po punon së bashku me Universitetin Durham dhe Shkollën e Londrës për Higjenën dhe Mjekësinë Tropikale për të trajnuar qentë. “Super Six” janë duke kaluar një provë tetë deri në dhjetë javë për të parë nëse ata mund të zbulojnë në mënyrë efektive virusin te njerëzit.
“Në parim, ne jemi të sigurt që qentë mund të zbulojnë COVID-19”, thotë Dr. Claire Guest. “Qëllimi është që qentë të jenë në gjendje të kontrollojnë këdo, përfshirë ata që janë asimptomatikë dhe të na tregojnë nëse duhet të testohen. Do të ishte e shpejtë, efektive dhe jo invazive”.
Mbledhja e sigurt e mostrave
Ekipit i është dashur të gjejë një mënyrë për të kapur në mënyrë të sigurt erën e virusit nga pacientët dhe t’ia paraqesë atë qenve. Kështu që faza e parë e provës po kryhet në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar me ndihmën e punonjësve shëndetësorë asimptomatikë të cilët së pari janë testuar për COVID-19.
Atyre që janë pozitivë u kërkohet më pas të mbajnë një palë çorape najloni të sterilizuara, si dhe një maskë për fytyrën, për një periudhë prej disa orësh – najloni është shumë i efektshëm në mbledhjen e aromës. Gjysma e mostrave dërgohen në një laborator në mënyrë që shkencëtarët të mund të përpiqen të zbulojnë se cilat kimikate përbëjnë erën e virusit, ndërsa gjysma tjetër të shkojnë në qendrën e zonave të zbulimit mjekësor, ku “Super Six” po mësojnë të zbulojnë erën e COVID-19.
Po në lidhje me sigurinë e qenve?
“Një letër e botuar së fundmi tregon se macet mund ta kontraktojnë atë, por që qentë jo”, thotë Gemma Butlin.
Sidoqoftë, ekipi është duke marrë çdo masë paraprake të mundshme për t’i mbajtur qentë të sigurt dhe të shëndetshëm. “Besohet se është plotësisht e sigurt për qentë që të kryejnë këtë provë, por ne do të mbajmë kontakte të vazhdueshme me shkencëtarë dhe veterinerë për ta konfirmuar atë,” thotë Gemma. “Qentë do të trajnohen në mostra jo-infektive dhe nuk do të kenë nevojë të kontaktojnë me individët që po shqyrtojnë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTest i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Një gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha
Pse të qash në palestër është normale, sipas ekspertëve
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City