LAJMI I FUNDIT:

Kushdo që refuzon të vetë-izolohet në Angli do të gjobitet me 10 mijë funte

Kushdo që refuzon të vetë-izolohet në Angli do të gjobitet me 10 mijë funte

Nga e hëna kushdo që refuzon të vetë-izolohet në Angli, do të gjobitet me nga 10 mijë funte, raportojnë autoritetet.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, secili që rezulton pozitiv me COVID-19 ose personat që kanë qenë rast kontakti me të infektuarit e kanë për detyrë të vendosen në karantinë.

Masa e re e cila hyn në fuqi në fillim të kësaj jave erdhi pasi një studim tregoi se vetëm 18 për qind e njerëzve që shfaqën simptoma ishin izoluar në vend.


Ndërkohë, qeveria premtoi se do të furnizojë punonjësit e frontit të parë më pajisje themelore për të luftuar pandeminë edhe gjatë stinës së dimrit.

Bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i rasteve nga coronavirusi në Britani të Madhe u rrit në 437 mijë, ndërsa deri më tani kanë ndërruar jetë 42 mijë persona.

Deri më tani, sipas Worldometers rreth 33 milionë njerëz në botë janë diagnostikuar me COVID-19, ndërsa numri i viktimave është rreth një milion.

Vendi më i goditur në botë raportohet të jetë SHBA-ja me shtatë milionë raste gjithsej, pasuar me Indinë e cila i ka gjashtë milion të prekur dhe Brazili cili i ka regjistruar 4.7 milionë të infektuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për t'i dhënë fund konfliktit të gjatë dekadash

Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për t'i dhënë fund konfliktit të gjatë dekadash

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori