LAJMI I FUNDIT:

Masakër në një lokal meksikan, vdesin 11 persona

Masakër në një lokal meksikan, vdesin 11 persona

Një masakër në një lokal la të vrarë 11 persona të dielën, thanë autoritetet meksikane, ndërsa vendi ndeshet me një normë rekord të vrasjeve pavarësisht nga zotimi i qeverisë për të ndaluar dhunën e bandave.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit qendror meksikan të Guanajuato tha se trupat e shtatë burrave dhe katër grave u gjetën në lokal në orët e para të mëngjesit të së dielës, në qytetin Jaral del Progreso, raporton reuters.


Një grua tjetër u gjet me lëndime trupore pas sulmit me armë zjarri, thanë autoritetet në një njoftim për shtyp, transmeton Telegrafi.

Statistika të zeza në Meksikë, 29 vrasje në 100 mijë banorë
Lexo po ashtu Statistika të zeza në Meksikë, 29 vrasje në 100 mijë banorë

Guanajuato, një qendër kryesore e veturave, është bërë skenë e përsëritur e dhunës kriminale në Meksikë, shkaktuarr nga lufta mes bandave lokale – Santa Rosa de Lima dhe kartelit të fuqishëm – Jalisco New Generation.

Në korrik, persona të armatosur vranë 24 njerëz në një qendër rehabilitimi të drogës në Guanajuato, duke shënuar një nga vrasjet më masive që kur presidenti, Andres Manuel Lopez Obrador mori detyrën duke u zotuar të ulte nivelet rekord të dhunës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori