LAJMI I FUNDIT:

Dy të vdekur dhe 46 raste pozitive me coronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

Dy të vdekur dhe 46 raste pozitive me coronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se falë punës së përbashkët të të gjitha institucioneve shëndetësore dhe jo vetëm, për momentin kemi një situatë më të qetë me COVID-19.

Sipas tij, si rezultat, Qeveria e Kosovës ka miratuar disa rekomandime për lehtësimin e disa masave.


Në këtë drejtim, ka thënë Zemaj, të gjitha aktivitetet e lejuara duhet të zhvillohen duke u bazuar në protokollet përkatëse dhe udhëzimet përkatëse për parandalimin e rasteve të coronavirusit.

Gjatë një konference për shtyp, ministri Zemaj ka thënë se gjatë këtyre ditëve është duke qëndruar në Kosovë një grup ekspertësh nga Instituti gjerman Robert Koch.

Ndërsa sa i përket rezultateve të fundit rreth rasteve me coronavirus, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve, nga 560 mostra, 46 janë raste pozitive, ndërsa janë dy të vdekur nga COVID-19.

Ndërkohë, edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka publikuar rezultatet:

77 TË SHËRUAR DHE 46 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 560 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 15.425 raste nga 65.454 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 619 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 77 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.165 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.641.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 21 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Gjilan 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjakovë, Kamenicë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë dhe Viti.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori